Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 104 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 104 nga 165 • Shqip


قَدْ جَاءَكُمْ بَصَائِرُ مِنْ رَبِّكُمْ ۖ فَمَنْ أَبْصَرَ فَلِنَفْسِهِ ۖ وَمَنْ عَمِيَ فَعَلَيْهَا ۚ وَمَا أَنَا عَلَيْكُمْ بِحَفِيظٍ 104
Përkthim:
Me të vërtetë, ju kanë ardhur juve nga Zoti juaj, argumente të qarta; ai që i studjon ato, i sjellë dobi vetes; e ai që nuk i vëren ato, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj. El-En'am 6:104
Tefsiri:

Tashmë ju kanë ardhur prova të qarta nga Zoti i juaj. -

Juve ju erdhën shumë ajete që sqarojnë të vërtetën, aq sa e bëjnë atë të shndritshme dhe të dukshme si dielli për sytë. Ajetet e Kur’ânit janë sjellë me elokuencën më të lartë, me shprehjet më të qarta e të kuptueshme, që shpalosin të vërtetën dhe urtësitë më të mëdha. Arsyeja është se ato janë Shpallje e Zotit të gjithësisë. Ai është Zoti i gjithësisë, që përkujdeset për gjithë botën, duke u dhuruar pandërprerë prej mirësive e begative të Tij. Mirësitë e Tij mbi krijesat janë të dukshme dhe të fshehura, të jashtme dhe të brendshme. Ndër mirësitë më të mëdha janë qartësimi i ajeteve, ligjeve, si edhe zgjidhja e problemeve të ndryshme.

Kush i sheh, ai e ka për veten e vet ... -

Ai që i trajton ajetet dhe shenjat e Allahut me nderimin që u takon, duke i kuptuar drejt ato dhe duke punuar sipas tyre me sinqeritet vetëm për të kënaqur Allahun, ai i ka bërë nder dhe mirësi veçse vetvetes. Allahu është Ganijun Hamid, i Pasuri dhe Jonevojtari për krijesat dhe i Lavdëruar vetvetiu, pa pasur nevojë që krijesat ta lavdërojnë e madhërojnë.

...e kush mbyll sytë, ai i bën dëm vetes. -

Ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut, por i injoron ato, duke bërë sikur nuk i ka parë, ai që i sheh ajetet dhe shenjat e Allahut dhe nuk ndriçohet nga drita e tyre, ai që këshillohet dhe nuk e pranon këshillën, ai që i qartësohet e vërteta dhe nuk nënshtrohet që të punojë e jetojë sipas saj, ai dëmton veç veten nga verbëria që tregon.

Unë nuk jam mbikqyrësi juaj. -

O i Dërguar, thuaju atyre: “Unë nuk jam mbikëqyrësi apo regjistruesi i veprave tuaja! Kjo nuk është detyra ime. Unë jam veçse një transmetues i qartë e besnik, që ka detyrë të qartësojë të vërtetën në mënyrën më të bukur dhe më të kuptueshme. Unë e kreva misionin që m’u ngarkua, duke e përcjellë qartë mesazhin e ngarkuar nga Zoti im. Kjo është detyra ime, ndërsa veprat tuaja dhe llogaria për to nuk janë përgjegjësi e imja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 103 E ardhshme El-En'am • Ajet 105