Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 105 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 105 nga 165 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ نُصَرِّفُ الْآيَاتِ وَلِيَقُولُوا دَرَسْتَ وَلِنُبَيِّنَهُ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ 105
Përkthim:
Kështu, Ne, në mënyrë të ndryshme i tregojmë dokumentet, për të thënë ata: “Ti i ke mësuar ato (prej librave të mëparshëm)!” dhe t’ju shpjegojmë Kur’anin njerëzve që dinë (të drejtën). El-En'am 6:105
Tefsiri:

Kështu, Ne ta kemi shtjelluar në imtësi Shpalljen, aq sa ata të thonë

“Ti i ke mësuar këto (nga të tjerë)

dhe që t’ua bëjmë të qarta njerëzve të ditur. -

Ashtu sikurse e kemi shtjelluar Kur'anin me imtësi për idhujtarët, për çështjet që kanë lidhje me teuĥîdin, profetësinë dhe Ditën e Premtuar, po ashtu u kemi sqaruar atyre të gjitha çështjet e tjera, të cilat ata nuk i dinin. Por pas gjithë këtij sqarimi, ata përsëri e mohojnë të vërtetën dhe thonë: “Ti i ke mësuar këto njohuri nga ithtarët e Librit dhe të tjerët.” Nëpërmjet ajeteve të Tij, Allahu i Madhëruar ua mëson të vërtetën një populli që janë të urtë dhe të mençur, të cilët dinë të respektojnë të vërtetën, ta pranojnë dhe ta pasojnë atë. Këta janë besimtarët e vërtetë, të cilët e besojnë profetin Muhamed (a.s)dhe Shpalljen që atij iu dhurua nga Zoti i gjithësisë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 104 E ardhshme El-En'am • Ajet 106