Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 106 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 106 nga 165 • Shqip


اتَّبِعْ مَا أُوحِيَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ ۖ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ ۖ وَأَعْرِضْ عَنِ الْمُشْرِكِينَ 106
Përkthim:
Paso (ndiq) ti atë që të ka shpallur Zoti yt. S’ka tjetër zot veç Tij. Shmangu prej idhujtarëve. El-En'am 6:106
Tefsiri:

Prandaj, ti pasoje atë që të shpallet nga Zoti yt - Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Tij dhe distancohu prej idhujtarëve! -

Pasoji, o i Dërguar, dhe ji i kujdessëm për gjithçka që Ne të shpallim ty, urdhëresa apo ndalesa! Pa dyshim, urdhëresa më e madhe që të ka ngarkuar Allahu i Lartësuar është njësimi i Tij në adhurim dhe ftesa e botës në këtë çështje. Mos u shqetëso, madje mos i kushto rëndësi inatit dhe arrogancës që shfaqin idhujtarët dhe pretendimeve të kota që ata nxjerrin!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 105 E ardhshme El-En'am • Ajet 107