Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 107 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 107 nga 165 • Shqip


وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا أَشْرَكُوا ۗ وَمَا جَعَلْنَاكَ عَلَيْهِمْ حَفِيظًا ۖ وَمَا أَنْتَ عَلَيْهِمْ بِوَكِيلٍ 107
Përkthim:
Sikur të donte Perëndia, ata nuk do t’i bënin shok Atij. Na nuk të kemi bërë ty rojtar të tyre, e as që je mbikëqyrës i tyre. El-En'am 6:107
Tefsiri:

Sikur të donte Allahu, ata nuk do të ishin idhujtarë. -

Sikur Allahu i Lartësuar të dëshironte që këta idhujtarë të mos bënin idhujtari, ashtu do të ndodhte. Por Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, prandaj e di mirë zgjedhjen e tyre të keqe dhe faktin që ata do të pasojnë të dehur dëshirat e tyre të shfrenuara, të cilat i çojnë shumë larg nga e vërteta.

Por Ne nuk të bëmë mbikqyrës të tyre dhe ti nuk je përgjegjës për ta. -

Ne nuk të kemi bërë ty, o i Dërguar, mbikëqyrës të tyre, që t’u regjistrosh veprat. Nuk të kemi bërë as kujdestar të tyre, që të shqetësohesh për çështjet që ata kanë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 106 E ardhshme El-En'am • Ajet 108