Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 131 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 131 nga 165 • Shqip


ذَٰلِكَ أَنْ لَمْ يَكُنْ رَبُّكَ مُهْلِكَ الْقُرَىٰ بِظُلْمٍ وَأَهْلُهَا غَافِلُونَ 131
Përkthim:
Kjo është, ngase Zoti yt nuk e shkatërron asnjë vend për shkak të zullumit të tyre pa paralajmërimin e banorëve të tyre. El-En'am 6:131
Tefsiri:

Kështu

(janë dërguar Profetë)

, sepse Zoti yt kurrë nuk e shkatërron asnjë vend për padrejtësitë e tyre, nëse banorët e tij janë të paparalajmëruar. -

Me dërgimin e profetëve dhe me shpalljen e librave, Allahu i Lartësuar nuk u ka lënë dy krijesave të përgjegjshme ligjërisht (njerëzve dhe xhindëve) asnjë justifikim për mosbesimin dhe mosnënshtrimin e tyre. Askush nuk do të merret në përgjegjësi dhe ndëshkohet për padrejtësitë e tij, nëse është i paditur, i panjoftuar dhe i paparalajmëruar. Allahu i Lartësuar, me mëshirën dhe drejtësinë e Tij, kurrë nuk do të ndëshkonte dikë pa i dërguar fillimisht të dërguarit dhe lajmëtarët e tij.Meqë Shejhu nuk e ka shtjelluar këtë ajet në Tefsir-in e tij, ne e sollëm atë të shtjelluar nga “Tefsir el Mujeser”.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 130 E ardhshme El-En'am • Ajet 132