Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 132 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 132 nga 165 • Shqip


وَلِكُلٍّ دَرَجَاتٌ مِمَّا عَمِلُوا ۚ وَمَا رَبُّكَ بِغَافِلٍ عَمَّا يَعْمَلُونَ 132
Përkthim:
Çdokujt i përket pozita për atë që ka punuar, se Zoti yt nuk është i pakujdesshëm për veprat e tyre. El-En'am 6:132
Tefsiri:

Por secili do të ketë shkallë sipas veprave të veta. -

Secili nga ata do të ndëshkohet në varësi të punëve të këqija që ka bërë. Kriminelët dhe mohuesit e mëdhenj nuk do të trajtohen njëlloj si ata që janë poshtë tyre, pasuesit nuk do të ndëshkohen si të pasuarit dhe as vartësit si udhëheqësit e tyre. Po kështu, edhe banorët e Xhenetit, edhe pse do të jenë të gjithë në Xhenet dhe mes të mirave të tij, gradat dhe nivelet e kënaqësisë do të jenë të ndryshme. Këto ndryshime i di vetëm Allahu i Lartësuar. Por një gjë është e sigurt: të gjithë banorët e Xhenetit do të jenë të lumtur me atë që u ka dhuruar Allahu i Lartësuar. E lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë edhe ne prej banorëve e Firdeusit më të lartë, të cilin Ai e ka përgatitur dhe zbukuruar për robërit e Tij më të afruar dhe më të zgjedhur. Ata janë më të nderuarit e më të dashurit, të cilët Ai i ka veçuar nga gjithë të tjerët.

Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj veprimeve të tyre. -

Ai do t’i shpërblejë të gjithë sipas veprave dhe sipas qëllimeve që kanë fshehur në zemër, të cilat Ai i di shumë mirë. Allahu është i Gjithëditur për punët që bëhen dhe për qëllimet që mbahen të fshehura. Ai i urdhëroi robërit e Tij që të bëjnë punë të mira dhe i ndaloi nga punët e këqija, si mëshirë për ta dhe si udhëzim për të rregulluar gjendjen e tyre. Allahu nuk ka nevojë aspak për adhurimet e robërve , që realish janë shumë të mangëta. Urdhrat dhe ndalesat, adhurimet dhe detyrimet të cilat u ka ngarkuar robërve të Tij, Ai i ka bërë thjesht si mëshirë për ta, për t’i udhëzuar drejt më të mirës, për t’ua lehtësuar arritjen e të mirave dhe për t’i ruajtur nga të këqijat. Allahu është i Pasur, absolut dhe Jonevojtar për krijesat e Tij. Bindja e të bindurve nuk i shton asgjë pushtetit dhe madhështisë së Allahut, ashtu sikurse mosbindja e të pabindurve nuk e dëmton dhe cenon aspak Krenarinë dhe pushtetin e Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 131 E ardhshme El-En'am • Ajet 133