Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 137 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 137 nga 165 • Shqip


وَكَذَٰلِكَ زَيَّنَ لِكَثِيرٍ مِنَ الْمُشْرِكِينَ قَتْلَ أَوْلَادِهِمْ شُرَكَاؤُهُمْ لِيُرْدُوهُمْ وَلِيَلْبِسُوا عَلَيْهِمْ دِينَهُمْ ۖ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ مَا فَعَلُوهُ ۖ فَذَرْهُمْ وَمَا يَفْتَرُونَ 137
Përkthim:
Po ashtu, shumë mohuesve ua kanë hijeshuar – shokët e tyre, - vrasjen e fëmijëve të vet për t’i zhdukur ata dhe për t’ju përzi fenë e tyre. E, sikur të donte Perëndia, ata nuk do ta bënin atë. Lërini ata dhe trillimet e tyre. El-En'am 6:137
Tefsiri:

Shumicës së idhujtarëve, idhujt ua hijeshuan vrasjen e fëmijëve të tyre, për t’i devijuar

(nga e vërteta)

dhe për t’ua ngatërruar besimin

(e drejtë)

. Po të dëshironte Allahu, ata nuk do ta bënin atë… -

Mendjelehtësi tjetër e idhujtarëve ishte edhe fakti që ata iu bindeshin shejtanëve, udhëheqësve të tyre, edhe për një krim të paimagjinueshëm: vrasjen e fëmijëve dhe varrosjen e tyre të gjallë. Fëmijët meshkuj i varrosnin të gjallë nga frika e varfërisë, ndërsa femrat i vrisnin nga turpi. Të gjitha këto ishin pasojë e kurtheve dhe mashtrimeve të shejtanëve, të cilët punojnë pa reshtur për t’i çuar njerëzit në shkatërrim. Ata ua tjetërsojnë njerëzve fenë dhe besimin, duke u zbukuruar veprat e shëmtuara. Ata vazhdojnë t’ua zbukurojnë punët e pështira njerëzve, derisa ata i shohin ato si të mira. Po të dëshironte Allahu i Lartësuar, do t’i pengonte ata nga kryerja e këtyre veprave dhe do t’i mbronte ata fëmijë nga vrasja. Por urtësia e Allahut diktoi që ata të ishin të lirë të zgjidhnin në veprimet e tyre. Ky ishte edhe një lloj ndëshkimi për ta, për t’i çuar gradualisht drejt ndëshkimit më të ashpër. Për shkak të krimeve të tyre, Allahu i Lartësuar e gjykoi si të drejtë që t’i braktiste dhe t’i linte të harroheshin, prandaj thotë:

…prandaj lëri ata dhe trillimet e tyre! -

Lëri, shpërfilli dhe braktisi ata, me gjithë mashtrimet, mosbesimin dhe veprat e tyre të shëmtuara. Të mos të të vijë aspak keq për ta dhe dije se ata kurrë nuk mund ta dëmtojnë Allahun. Një ndër veprat e shumta që tregonin mendjelehtësinë e tyre ishte edhe ajo që bënin me gjërat që Allahu i Lartësuar ua kishte dhuruar si furnizim dhe mëshirë për ta. Ata i privonin vetes disa bagëti e bimë, me llojlloj arsyetimesh të sajuara. Ata i trajtonin si të shenjta disa lloj kafshësh dhe prodhimesh, duke u vënë edhe emra të ndryshëm:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 136 E ardhshme El-En'am • Ajet 138