Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 138 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 138 nga 165 • Shqip


وَقَالُوا هَٰذِهِ أَنْعَامٌ وَحَرْثٌ حِجْرٌ لَا يَطْعَمُهَا إِلَّا مَنْ نَشَاءُ بِزَعْمِهِمْ وَأَنْعَامٌ حُرِّمَتْ ظُهُورُهَا وَأَنْعَامٌ لَا يَذْكُرُونَ اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا افْتِرَاءً عَلَيْهِ ۚ سَيَجْزِيهِمْ بِمَا كَانُوا يَفْتَرُونَ 138
Përkthim:
Ata thonë: “Këto shtazë shtëpijake dhe këto e këto të lashta janë të ndaluara, nuk mund t’i hajë askush, përveç kujt ia lejojmë ne; e sipas hamendjes së tyre edhe disa kafshë shtëpiake janë të ndaluara për ngarkim dhe disa shtazë që kur i therrin nuk e përmendin emrin e Perëndisë, duke e përgënjeshtruar Atë (Perëndinë). Ai do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtrat e trilluara. El-En'am 6:138
Tefsiri:
Ata thoshin: “Këto e këto kafshë dhe këto e këto bimë janë të ndaluara, e nuk mund të ushqehemi me to, përveçse ata të cilëve ne ua lejojmë; këto janë kafshë të ndaluara për ngarkesë; këto janë kafshë që nuk theren me emrin e Allahut”. -

“Këto bagëti dhe këto prodhime të tokës - thoshin ata - janë të paprekshme, prandaj me to duhet të ushqehen veçse kategori të caktuara njerëzish.” Disa kafshë të tjera i ndalonin të përdoreshin për bartje, dhe ato i quanin “el ĥâm”. Ndërsa me disa bagëti, ata nuk e përmendnin emrin e Allahut gjatë therjes së tyre, por përmendnin emrat e idhujve të tyre. Për të gjitha këto gjykime, ata nuk kishin asnjë bazë e argument tjetër, përveç logjikës së tyre të prishur. Gjëja më e shëmtuar e tyre ishte se këto vepra ata ia atribuonin Allahut, duke mashtruar se ishte Ai që i urdhëronte për diçka të tillë. Por, sigurisht, këto ishin shpifje dhe padrejtësi e madhe nga ana e tyre. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar thotë:

Të gjitha këto ishin shpifje ndaj Tij, prandaj Ai do t’i ndëshkojë për shpifjet e tyre. -

Allahu i Lartësuar do t’i ndëshkojë ata për këto shpifje. Pretendimi se Allahu i kishte urdhëruar për idhujtari dhe ua kishte bërë haram ato gjëra të lejuara ishte një krim i tmerrshëm, që do t’i zhysë në ndëshkim të rëndë. Një kotësi tjetër e tyre ishte se, për disa deve të caktuara, ata gjykonin që pjellat e tyre ishin haram për gratë dhe të lejuara për burrat. Ata thoshin:
Shko te videoja e plotë e sures