Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 139 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 139 nga 165 • Shqip


وَقَالُوا مَا فِي بُطُونِ هَٰذِهِ الْأَنْعَامِ خَالِصَةٌ لِذُكُورِنَا وَمُحَرَّمٌ عَلَىٰ أَزْوَاجِنَا ۖ وَإِنْ يَكُنْ مَيْتَةً فَهُمْ فِيهِ شُرَكَاءُ ۚ سَيَجْزِيهِمْ وَصْفَهُمْ ۚ إِنَّهُ حَكِيمٌ عَلِيمٌ 139
Përkthim:
Dhe ata thanë: “Ajo që gjendet në barkun e këtyre shtazëve shtëpiake u përket vetëm meshkujve tonë, kurse për gratë tona janë të ndaluara. E, nëse lindin ato të ngordhura, ata të gjithë (burra e gra) janë pjesëmarrës në të”. Perëndia do t’i ndëshkojë ata për gënjeshtra. Se Ai, me të vërtetë, është i Plotëdijshëm dhe i Gjithëdijshëm. El-En'am 6:139
Tefsiri:
Ata thoshin: "Ajo që gjendet në barkun e këtyre e këtyre bagëtive, u përket vetëm meshkujve tanë, kurse për gratë tona janë të ndaluara”. Por, nëse lindnin të ngordhura, ata të gjithë

(burra e gra)

kishin pjesë në të. -

Konsumimi i pjellave të deveve të përcaktuara ishte hallall për meshkujt, por i ndaluar për gratë. Kështu veprohej nëse ato lindnin të gjalla. Por nëse lindnin të ngordhura, atëherë ishin të lejuara për të gjithë, për meshkujt e për femrat

Ai do t’i ndëshkojë ata për këtë lloj gjykimi. Ai është i Urtë e i Gjithëditur. -

Për këto trillime, që të lejuarat nga Allahu i bënin haram dhe haramet i bënin të lejuara, - duke kundërshtuar në këtë mënyrë ligjet e Allahut të Lartësuar, e aq më keq, duke pretenduar se ishte Allahu i Lartësuar që i kishte udhëzuar ashtu, - Ai ka për t’i ndëshkuar ashtu si e meritojnë ata që trillojnë në lidhje me Allahun dhe ligjet e Tij. Allahu është Hakim - i Urtë në çdo përcaktim të Tij. Me urtësinë e Tij, Ai i lë të lirë gjynahqarët të zgjedhin dhe të bëjnë vepra të shëmtuara. Ai është Alim - i Gjithëditur rreth tyre. Atij nuk i fshihet asgjë prej fjalëve dhe veprave të tyre. Allahu i di shumë mirë trillimet dhe shpifjet e tyre të shëmtuara, por megjithatë vazhdon t’i furnizojë dhe të kujdeset për ta. I Lartësuar qoftë Allahu, i Gjithëdituri dhe i Urti!
Shko te videoja e plotë e sures