Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 140 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 140 nga 165 • Shqip


قَدْ خَسِرَ الَّذِينَ قَتَلُوا أَوْلَادَهُمْ سَفَهًا بِغَيْرِ عِلْمٍ وَحَرَّمُوا مَا رَزَقَهُمُ اللَّهُ افْتِرَاءً عَلَى اللَّهِ ۚ قَدْ ضَلُّوا وَمَا كَانُوا مُهْتَدِينَ 140
Përkthim:
Të humbur janë ata që i kanë mbytur fëmijët e tyre nga mendjelehtësia dhe padija dhe i kanë ndaluar ato që u ka dhuruar Perëndia, duke përgënjeshtruar ndaj Perëndisë. Ata kanë humbur dhe nuk qenë në rrugë të drejtë. El-En'am 6:140
Tefsiri:
Në këtë ajet, Allahu i Lartësuar nxjerr në pah edhe një herë mendjelehtësinë, arsyetimin e shëmtuar dhe humbjen e madhe ku ishin zhytur ata të mjerë.Kanë humbur ata që i vrasin fëmijët e tyre nga marrëzia e padituria dhe, duke trilluar kundër Allahut, kanë bërë të ndaluar ushqimin që Allahu ua ka dhënë. -

Duke vrarë fëmijët e tyre, ata shkatërruan fenë dhe besimin e tyre. Ata meritojnë të përshkruhen si mendjelehtë, të paarsyeshëm, të palogjikshëm, të dështuar dhe të humbur. Vetëm njerëz me këto cilësi mund të kryejnë vepra të tilla.

Ata i janë shmangur rrugës së drejtë dhe nuk janë të udhëzuar. -

Ata e konsideronin haram të mirën e madhe që Allahu i Lartësuar u dhuronte si mëshirë për ta. Jo vetëm që nuk tregonin mirënjohje për bujarinë e Allahut të Lartësuar, por e gjykonin të mirën si gjë të ndaluar, ndërkohë që ishte hallalli më i këndshëm dhe më i mirë. Të gjitha këto i bënin duke trilluar, ashtu siç di të bëjë çdo mohues, armik dhe urryes i Zotit dhe i Profetit të Tij. Me mohimin e Shpalljes së Zotit dhe me shpifjet e tyre, ata humbën shumë larg, pa patur asnjë argument nga Zoti në çështjet e tyre.
Shko te videoja e plotë e sures