Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 144 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 144 nga 165 • Shqip


وَمِنَ الْإِبِلِ اثْنَيْنِ وَمِنَ الْبَقَرِ اثْنَيْنِ ۗ قُلْ آلذَّكَرَيْنِ حَرَّمَ أَمِ الْأُنْثَيَيْنِ أَمَّا اشْتَمَلَتْ عَلَيْهِ أَرْحَامُ الْأُنْثَيَيْنِ ۖ أَمْ كُنْتُمْ شُهَدَاءَ إِذْ وَصَّاكُمُ اللَّهُ بِهَٰذَا ۚ فَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّنِ افْتَرَىٰ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا لِيُضِلَّ النَّاسَ بِغَيْرِ عِلْمٍ ۗ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ 144
Përkthim:
(Perëndia ka krijuar) edhe dy deve dhe dy lopë. Thuaj: “A i ka ndaluar Perëndia dy meshkujt apo dy femërat ose atë që e mbajnë në bark dy femërat?” Apo mos keni qenë prezent ju kur Perëndia i ka urdhëruar për këtë? E, kush është më zullumqar se ai që shpif gënjeshtra ndaj Perëndisë, për t’i shpënë njerëzit në humbje nga padija? Me të vërtetë, Perëndia, nuk e çon në rrugë të drejtë kombin zullumqarë. El-En'am 6:144
Tefsiri:

Edhe nga devetë janë dy krerë

(femër e mashkull)

dhe nga lopët dy krerë

(femër e mashkull)

. Thuaj: “A janë ndaluar meshkujt apo femrat, apo ajo që mbajnë në bark femrat?” -

Pasi sqaroi kotësinë e pretendimeve të tyre, Allahu i Lartësuar u drejtohet me disa fjalë, që, nëse do të logjikonin dhe arsyetonin me kujdes, nuk do t’u mbetej gjë tjetër veçse të pasonin Shpalljen dhe Ligjin e Tij:

“Mos vallë ishit dëshmitarë kur Allahu vendosi këto rregulla?” -

Kuptimi: Që të vërtetoni saktësinë e pretendimeve tuaja, ju mbetet vetëm kjo rrugë: të thoni që keni Shpallje nga Zoti ku mbështeteni. Ju duhet të pretendoni që Zoti ju ka shpallur edhe juve ligje dhe dispozita, të cilat janë në kundërshtim me gjitha porositë e profetëve dhe me të gjitha shpalljet që Zoti ka sjellë. Por të gjitha këto pretendime duhet të vërtetohen me prova dhe fakte, ashtu sikurse profetët, të cilët Zoti i mbështeti me prova e mrekulli të shumta. Por kjo është e pamundur që të kryhet nga ju. Kështu, Allahu i Lartësuar do ta bëjë të qartë të vërtetën nga e kota e do t’i dallojë të sinqertët nga mashtruesit. Më pas, i Lartësuari thotë:

E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra ndaj Allahut për t’i devijuar njerëzit nga padija e tyre? -

Njerëzit më të padrejtë janë ata të cilët mashtrojnë dhe shpifin rreth Allahut dhe shpalljeve të Tij, duke synuar devijimin e njerëzve nga rruga e drejtë. Ata sajojnë ligje, fe dhe besime të paurdhëruara nga Zoti dhe të pambështetura nga Ai me fakte dhe argumente, madje që janë në kundërshtim edhe me logjikën e pastër dhe të thjeshtë. Por Allahu i Lartësuar nuk ka për t’u dhënë sukses planeve të këtyre zullumqarëve, siç thotë më pas:

Pa dyshim, Allahu nuk i udhëzon keqbërësit. -

Allahu i Lartësuar nuk i udhëzon ata të cilët nuk kanë synim tjetër, përveçse të shpifin rreth Tij, duke kaluar kështu çdo kufi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 143 E ardhshme El-En'am • Ajet 145