“...dhe mishit të derrit, sepse janë të ndyrë” -
Këta artikuj janë të ndaluar, sepse janë të pistë, të këqij dhe të dëmshëm. Allahu i Lartësuar i bëri të ndaluar, si shprehje të butësisë dhe përkujdesit të madh për robërit e Tij, duke i ruajtur ata nga çdo gjë e keqe dhe e dëmshme për fenë, besimin, dynjanë dhe ahiretin e tyre.“...dhe mishit që nuk therret me emrin e Allahut, që është shkelje e kufijve të Tij.” -
Nëse mishi i therur iu kushtohet idhujve dhe çdo gjëje tjetër që adhurohet veç Allahut të Lartësuar, kjo vepër quhet fisk, pra, shkelje e kufijve të Allahut të Lartësuar. Megjithatë, në kushte domosdoshmërie dhe nevoje të madhe, kur njeriu nuk ka çfarë të hajë tjetër dhe ka frikë vdekjen, Allahu i Lartësuar e ka lejuar konsumimin e tyre, por me kushte:“E për atë që është i detyruar të hajë nga këto, por duke mos pasur për qëllim shijimin dhe duke mos e tepruar...” -
Allahu i Lartësuar ka vendosur dy kushte:Zoti yt është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -
Pra, Ai ka për t’i falur dhe toleruar ata. Dijetarët - Allahu i mëshiroftë! - kanë dhënë mendime të ndryshme për sa i përket përkufizimit të gjërave të ndaluara në këtë ajet, pasi ka edhe artikuj të tjerë që nuk lejohet të hahen, veç atyre të përmendur këtu, si për shembull, mishi i kafshëve ose i shpendëve mishngrënës etj. Kështu, disa janë të mendimit që ky ajet ka zbritur përpara shpalljes së dispozitave që ndalojnë artikujt e tjerë. Disa të tjerë janë të mendimit se ky ajet i përmbledh të gjitha llojet e ushqimeve haram, por disa prej tyre janë përmendur shprehimisht, ndërsa të tjerat kuptohen në mënyrë indirekte, duke marrë parasysh shkakun e ndalimit të tyre. Kështu për shembull, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar mishin e ngordhur, gjakun dhe derrin si rrixhs- domethënë, të pista, të ndyra. Ky është një kriter dallues për të gjykuar rreth harameve. Pa dyshim, të gjitha haramet janë të pista e të dëmshme, dhe Allahu i Lartësuar i bëri ato të ndaluara për robërit e Tij për t’i mbrojtur nga e keqja e tyre. Dispozita më të hollësishme lidhur me këto ndalesa i gjen në Traditën e Profetit a.s, e cila është shpjeguesja e Kur'anit dhe treguese e qartë e qëllimeve të tij. Duke qenë se Allahu i Lartësuar ka bërë ushqime të ndaluara veçse ato që u përmendën në ajet, si e drejtë absolute e Tij, atëherë kjo tregon se idhujtarët, - të cilët bënë të ndaluara ato që bënë, - thjesht shpifnin për dispozitat e Allahut, duke thënë gjëra që Ai nuk i ka thënë. Nëse do ta shohim kontekstin e ajeteve me kujdes, do të vërejmë se ai është sjellë si kundërpërgjigje për veprimet e shëmtuara të idhujtarëve rreth hallallit dhe haramit. Këto ajete i kanë përcaktuar mirë se çfarë janë vërtet të ndaluara prej bagëtive, duke dashur që të hedhin poshtë pretendimet e pabaza të idhujtarëve. Me fjalë të tjera, për sa u përket bagëtive, në Sheriat janë të ndaluara për t’u ngrënë vetëm të ngordhurat dhe ato të cilat theren për hir të dikujt tjetër veç Allahut të Madhëruar. Ndërsa për sa u përket ndalesave të tjera, ato janë shpjeguar në ajete të tjera kuranore dhe Traditën e Profetit a.s. Dikush mund të thotë: Nëse këtu është qëllimi vetëm për t’u kthyer përgjigje pretendimeve të idhujtarëve për bagëtitë dhe jo përkufizimi i të gjitha ndalesave, atëherë përse është përmendur mishi i derrit? Përgjigjja e kësaj pyetjeje do të ishte: Ndoshta arsyeja është se disa injorantë e konsideronin derrin njëlloj si bagëtitë e imta apo të trasha. Kështu veprojnë të krishterët injorantë dhe të ngjashmit me ta, të cilët merren me rritjen e derrave njëlloj sikurse veprojnë me bagëtitë e lejuara nga Zoti, duke mos bërë asnjë dallim mes tyre. Sidoqoftë, Sheriati islam është më i kompletuari dhe më i thjeshti që Zoti ka zbritur për njerëzit. Çdo gjë për të cilën Zoti ka urdhëruar të bëhet në këtë Sheriat, e ka urdhëruar se ajo është e pastër, e mirë dhe e dobishme për njerëzit, dhe çdo gjë të cilën ai e ka ndaluar, e ka ndaluar sepse ajo gjë është e pisët, e pështirë, e keqe dhe e dëmshme. Ky ligj i mrekullueshëm kurrë nuk urdhëron të bëhet diçka që është e keqe dhe e dëmshme, dhe kurrë nuk ndalon diçka që është e mirë dhe e dobishme. Në ligjet e shkuara mund të ndodhte që Zoti t’u ndalonte njerëzve ndonjë gjë që ishte e pastër, e mirë dhe e dobishme, dhe këtë i Lartësuari e bënte si masë ndëshkimore për gabimet e njerëzve. Ndërsa në Ligjin e fundit të Tij, i Lartësuari e ka plotësuar mirësinë, butësinë dhe mëshirën e Tij për ne, duke mos ndaluar asgjë që është e këndshme dhe e mirë. Duke treguar për ndalesat që i Lartësuari solli për popujt e shkuar në formë ndëshkimore thotë:Sipas mënyrës së përcaktuar nga Sheriati, kafshës i priten damarët e qafës, me qëllim që t’i dalë gjaku. Kafsha që ngordh pa i dalë gjaku është e pisët dhe shumë e dëmshme, për shkak të gjakut të bllokuar brenda saj. Shpeshherë, kafshët ngordhin për shkak të ndonjë sëmundjeje, gjë e cila ia shton rrezikun. Megjithatë, nga ky gjykim përjashtohen karkalecat e tokës dhe peshqit, të cilët nuk kanë nevojë për mënyrën e lartpërmendur të therjes, që të jenë hallall. Veç kësaj, dijetarët kanë përmendur edhe kushte të tjera që kanë të bëjnë me therësin e kafshës. Këto janë shpjeguar më hollësisht në librat e fikh-ut. (Sh.p.)