Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 15 nga 165 • Shqip


قُلْ إِنِّي أَخَافُ إِنْ عَصَيْتُ رَبِّي عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ 15
Përkthim:
Thuaj: “Nëse e kundërshtoj Zotin tim i droj dënimit të Ditës së Madhe”. El-En'am 6:15
Tefsiri:
Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem Dënimit të Ditës së Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim.” Atë që shpëtohet nga Dënimi i asaj Dite, vërtet Allahu e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë. -

Kjo është dita, prej ndëshkimit të së cilës duhet pasur frikë dhe t’i ruhesh. Ai që do të shpëtojë nga ndëshkimi i kësaj dite është i shpëtuari i vërtetë. Ndërsa ai që nuk shpëton atë ditë, ai do të jetë i dëshpëruari dhe i shkatërruari. Ndër argumentet treguese të njëshmërisë së Allahut është edhe fakti se Ai është i vetmi që ka në dorë largimin e fatkeqësive dhe sjelljen e të mirave. I Lartësuari thotë:
Shko te videoja e plotë e sures