Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 16 nga 165 • Shqip


مَنْ يُصْرَفْ عَنْهُ يَوْمَئِذٍ فَقَدْ رَحِمَهُ ۚ وَذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْمُبِينُ 16
Përkthim:
Ai që i shpëton dënimit të kësaj dite, Zoti e ka mëshiruar atë. Dhe ky është shpëtimi i vërtetë. El-En'am 6:16
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i El-En'am 6:15
Thuaj: “Vërtet, unë i frikësohem Dënimit të Ditës së Madhe, nëse nuk i bindem Zotit tim.” Atë që shpëtohet nga Dënimi i asaj Dite, vërtet Allahu e ka mëshiruar. Ky është shpëtimi i vërtetë. -

Kjo është dita, prej ndëshkimit të së cilës duhet pasur frikë dhe t’i ruhesh. Ai që do të shpëtojë nga ndëshkimi i kësaj dite është i shpëtuari i vërtetë. Ndërsa ai që nuk shpëton atë ditë, ai do të jetë i dëshpëruari dhe i shkatërruari. Ndër argumentet treguese të njëshmërisë së Allahut është edhe fakti se Ai është i vetmi që ka në dorë largimin e fatkeqësive dhe sjelljen e të mirave. I Lartësuari thotë:
Shko te videoja e plotë e sures