Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 17 nga 165 • Shqip


وَإِنْ يَمْسَسْكَ اللَّهُ بِضُرٍّ فَلَا كَاشِفَ لَهُ إِلَّا هُوَ ۖ وَإِنْ يَمْسَسْكَ بِخَيْرٍ فَهُوَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 17
Përkthim:
Nëse nga Perëndia të godet ndonjë fatkeqësi, atëherë askush përvçe Tij nuk mund të të shpëtojë. E, nëse të dhuron ndonjë mirësi – vetëm Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë. El-En'am 6:17
Tefsiri:
Nëse Allahu të godet me ndonjë të keqe, askush veç Tij nuk mund ta largojë, e nëse Ai të dhuron ndonjë të mirë, pa dyshim që Ai është i Plotfuqishëm për gjithçka. -

Nëse Allahu e lejon të të prekë ndonjë e keqe, si: varfëri, sëmundje, ngushti, trishtim, dëshpërim, frikë etj., askush nuk mund ta largojë atë, veç Atij. Dhe anasjelltas, nëse Allahu të dhuron ndonjë të mirë, askush nuk mund të të privojë prej saj. Atëherë, duke qenë se Ai është i vetmi që ka në dorë të mirën dhe të keqen, Ai është i vetmi që meriton të besohet si Një i vetëm dhe të adhurohet me meritë.
Shko te videoja e plotë e sures