Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 20 nga 165 • Shqip


الَّذِينَ آتَيْنَاهُمُ الْكِتَابَ يَعْرِفُونَهُ كَمَا يَعْرِفُونَ أَبْنَاءَهُمُ ۘ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنْفُسَهُمْ فَهُمْ لَا يُؤْمِنُونَ 20
Përkthim:
Atyre që u kemi dhënë Librin, e njohin (Muhammedin), ashtu si i njohin fëmijët e tyre. E, nuk do të besojnë ata që e kanë shkatërruar veten. El-En'am 6:20
Tefsiri:

Ata të cilëve Ne u dhamë Librin, e njohin atë

(Muhammedin)

siç njohin bijtë e tyre. -

Domethënë, ata e njohin vërtetësinë e teuhidit ashtu sikurse njohin djemtë e tyre. Ashtu sikundër nuk kanë dyshime në njohjen e anëtarëve të familjes së tyre, në mënyrë të veçantë të djemve, që gjithmonë i kanë pranë, ashtu janë të sigurt edhe për faktin se i vetmi që meriton adhurimin është Zoti një dhe i pashoq. Ka shumë mundësi që këtu të flitet për sigurinë e tyre rreth vërtetësisë së Muhamedit (a.s)si Profet i Zotit dhe të Shpalljes që ai solli. Ata kanë siguri të plotë për këtë fakt, ashtu sikurse kanë siguri për njohjen e fëmijëve të tyre. Gjithsesi, të dyja kuptimet përmbajnë njëra-tjetrën dhe janë të pranueshme.

Këta janë ata të cilët kanë shkatërruar vetveten, prandaj nuk besojnë. -

Ata e kanë privuar veten nga qëllimi për të cilin janë krijuar, pra, për njësimin e Allahut me adhurim, nënshtrim e madhërim dhe, në këtë mënyrë, u privuan nga shpërblimi dhe bujaria e Mbretit të Madhërishëm dhe Bamirës. Ata nuk besojnë, prandaj kur kjo është cilësia e tyre, atëherë mos pyet se sa e madhe është humbja, dëshpërimi dhe ndëshkimi që do t’i kaplojë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 19 E ardhshme El-En'am • Ajet 21