Kush është më zullumqarë se ai që trillon për Perëndinë ose i përgënjeshtron dokumentat e Tij? Vërtetë, përgënjeshtarët nuk do të shpëtojnë. El-En'am 6:21 ⧉
Tefsiri:
Kush është më mizor se sa ai që shpif gënjeshtra kundër Allahut apo që i mohon shpalljet e Tij? Keqbërësit kurrë nuk gjejnë shpëtim. -Nuk ka zullumqar më të madh se ai që ka qoftë edhe një cilësi të vetme nga këto të dyja të përmendura më lart. Atëherë, ç’mendon për atë që i ka të dyja? Si do të jetë gjendja e atij që shpif për Allahun dhe, veç kësaj, i konsideron gënjeshtra shpalljet e Tij, të cilat ai ua ka zbuluar profetëve? Pa dyshim që ky është njeriu më i padrejtë, më krimineli dhe, si i tillë, ai kurrë nuk shpëton. Kështu konsiderohet çdokush që pretendon se Allahu ka ortakë, të cilët meritojnë adhurimin ashtu si Ai apo që Ai ka ndihmës e partner. Kështu konsiderohet çdokush që pretendon se duhet adhuruar dikush tjetër veç Allahut apo se Allahu ka grua e fëmijë. Kështu konsiderohet çdokush që refuzon të vërtetën që e sollën profetët ose ata që kryejnë rolin e tyre.