Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 22 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 22 nga 165 • Shqip


وَيَوْمَ نَحْشُرُهُمْ جَمِيعًا ثُمَّ نَقُولُ لِلَّذِينَ أَشْرَكُوا أَيْنَ شُرَكَاؤُكُمُ الَّذِينَ كُنْتُمْ تَزْعُمُونَ 22
Përkthim:
(Kujtoje atë) ditë kur do t’i tubojmë të gjithë, e do t’u themi atyre, që i kanë vënë shoq Perëndisë: “Ku janë shokët tuaj, për të cilët mendonit se janë (shokë të Perëndisë)!” El-En'am 6:22
Tefsiri:

Një ditë, Ne do t'i tubojmë të gjithë dhe do t’u themi idhujtarëve: “Ku janë idhujt tuaj, që pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” -

Allahu i Madhëruar na tregon për gjendjen e mjeruar të idhujtarëve në Ditën e Gjykimit. Ai do t’u drejtojë qortime dëshpëruese duke iu thënë: “Ku janë idhujt tuaj, që ju pretendonit se ishin ortakë të Allahut?” Pra, ku janë ata që ju i adhuronit veç Allahut, që t’ju ndihmojnë dhe t’ju shpëtojnë tani? Allahu i Madhëruar nuk ka shok dhe është i vetëm në çdo aspekt. Kur t’u bëhet kjo pyetje, ata të mjerë do të mohojnë se kanë bërë idhujtari, madje do të betohen se nuk kanë qenë idhujtarë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 21 E ardhshme El-En'am • Ajet 23