Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 26 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 26 nga 165 • Shqip


وَهُمْ يَنْهَوْنَ عَنْهُ وَيَنْأَوْنَ عَنْهُ ۖ وَإِنْ يُهْلِكُونَ إِلَّا أَنْفُسَهُمْ وَمَا يَشْعُرُونَ 26
Përkthim:
Ata e ndalojnë besimin në Kur’an, edhe vetë largohen nga ai, dhe vetveten e dëmtojnë, e nuk e hetojnë. El-En'am 6:26
Tefsiri:

Ata i ndalojnë të tjerët nga ai

(Muhamedi)

dhe vetë largohen prej atij. Por me këtë, ata shkatërrojnë veç veten e tyre dhe nuk e kuptojnë. -

Idhujtarët, të cilët adhurojnë dikë tjetër veç Allahut dhe mohojnë profetët e Tij, jo vetëm që janë të humbur për veten e vet, por devijojnë edhe të tjerët. Ata e paraqesin rrugën e drejtë si të gabuar e të keqe dhe nxisin të tjerët që të largohen prej saj, ashtu sikurse largohen edhe vetë. Megjithatë, me këto përpjekje, ata nuk mund të dëmtojnë Allahun dhe as robërit e Tij besimtarë, por dëmtojnë veçse vetveten, sikurse thotë i Madhëruari në këtë ajet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 25 E ardhshme El-En'am • Ajet 27