Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 27 nga 165 • Shqip


وَلَوْ تَرَىٰ إِذْ وُقِفُوا عَلَى النَّارِ فَقَالُوا يَا لَيْتَنَا نُرَدُّ وَلَا نُكَذِّبَ بِآيَاتِ رَبِّنَا وَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ 27
Përkthim:
Ah! Sikur t’i shohish ata kur të ballafaqohen para zjarrit, duke thënë: “Ah! Sikur të ktheheshim pas, mos t’i përgënjeshtronim dokumentet e Zotit tonë dhe të bëheshim besimtarë!” El-En'am 6:27
Tefsiri:
Duke na treguar për gjendjen e dëshpëruar të idhujtarëve kur t’i afrohen Zjarrit, Allahu i Madhëruar thotë:

Eh, sikur t’i shihje ata, kur të ndalen pëpara Zjarrit! Ata do të thonë: “Ah, sikur të ktheheshim

(në dynja)!

Atëherë nuk do t'i mohonim Argumentat e Zotit tonë por do të bëheshim besimtarë.” -

Me këto fjalë, i Lartësuari u jep lajmin e keq idhujtarëve. Atëherë, kuptimi i ajetit është: Sikur t’i shihje ata, do të shihje një pamje tmerruese. Do t’i shohësh se si ata e pranojnë vetë se kanë qenë në kufër dhe në shfrenim. Ata do të shpresojnë më kot që të kthehen edhe një herë në dynja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 26 E ardhshme El-En'am • Ajet 28