Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 28 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 28 nga 165 • Shqip


بَلْ بَدَا لَهُمْ مَا كَانُوا يُخْفُونَ مِنْ قَبْلُ ۖ وَلَوْ رُدُّوا لَعَادُوا لِمَا نُهُوا عَنْهُ وَإِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ 28
Përkthim:
Jo! Jo! Por atyre iu doli ajo, që më parë e fshihnin, dhe sikur ata të ktheheshin, prapë do të bënin ato që u ishin ndaluar. Ata, me të vërtetë, janë gënjeshtarë. El-En'am 6:28
Tefsiri:
Po, atyre u del në shesh ajo që më parë e mbanin fshehur. Por, edhe sikur të ktheheshin, ata do ta kryenin sërish atë që u ishte ndaluar. Me të vërtetë, ata janë gënjeshtarë. -

Ata e fshihnin në veten e tyre faktin se ishin mashtrues. Ky fakt shpeshherë ua ngacmonte shpirtin, por qëllimet e tyre të prishura i penguan nga rruga e drejtë dhe nga e mira. Dëshirat e tyre të mbrapshta ua devijuan zemrën. Kështu ndodhi me ta në jetën e dynjasë. Për këtë arsye, kur ata shprehin dëshirën që të kthehen në dynja, me pretendimin se do të punojnë vepra të mira dhe do të ndjekin udhën e drejtë, ata janë gënjeshtarë. Qëllimi i tyre i vetëm është thjesht shpëtimi prej ndëshkimit. Duke mohuar ringjalljen, ata thonë:
Shko te videoja e plotë e sures