Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 34 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 34 nga 165 • Shqip


وَلَقَدْ كُذِّبَتْ رُسُلٌ مِنْ قَبْلِكَ فَصَبَرُوا عَلَىٰ مَا كُذِّبُوا وَأُوذُوا حَتَّىٰ أَتَاهُمْ نَصْرُنَا ۚ وَلَا مُبَدِّلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ ۚ وَلَقَدْ جَاءَكَ مِنْ نَبَإِ الْمُرْسَلِينَ 34
Përkthim:
Edhe para teje (o Muhammed!), shumë pejgamberë janë përgënjeshtruar, por ata kanë duruar për atë që janë konsideruar. Dhe kanë vuajtur derisa nuk ka ardhur ndihma Jonë, - e askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Perëndisë, - dhe, padyshim, te ti kanë arritur disa lajme për pejgamberë. El-En'am 6:34
Tefsiri:
Edhe para teje janë mohuar shumë të dërguar, por ata duruan mohimin dhe mundimet, derisa u erdhi ndihma Jonë. Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Allahut. -

Duro edhe ti sikurse edhe ata, që, ashtu si ata, të lartësohesh dhe të fitosh mirësi të mëdha te Zoti yt!

Tashmë, ty të kanë ardhur disa nga ngjarjet e të dërguarve. -

Me rrëfimin e këtyre ngjarjeve, le të forcohet dhe qetësohet zemra jote, me ndihmën e Zotit dhe suksesin e premtuar prej Tij.
Shko te videoja e plotë e sures