Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 35 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 35 nga 165 • Shqip


وَإِنْ كَانَ كَبُرَ عَلَيْكَ إِعْرَاضُهُمْ فَإِنِ اسْتَطَعْتَ أَنْ تَبْتَغِيَ نَفَقًا فِي الْأَرْضِ أَوْ سُلَّمًا فِي السَّمَاءِ فَتَأْتِيَهُمْ بِآيَةٍ ۚ وَلَوْ شَاءَ اللَّهُ لَجَمَعَهُمْ عَلَى الْهُدَىٰ ۚ فَلَا تَكُونَنَّ مِنَ الْجَاهِلِينَ 35
Përkthim:
Nëse ty të vie rëndë kthimi i tyre (prej teje), e nëse mund të kërkosh zgavër në tokë ose shkallë në qiell, e t’u sjellësh një mrekulli (bëne këtë)! Sikur Perëndia të donte, do t’i kishte tubuar ata në rrugë të mbarë; mos u bënë nga ata që nuk e dinë këtë! El-En'am 6:35
Tefsiri:

Nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe... -

Profeti (a.s)ishte shumë i përkushtuar në ftesën e njerëzve për ta adhuruar Allahun. Ai e dëshironte me ngulm udhëzimin e tyre. Kur ata refuzonin, ai ndihej keq dhe ngushtohej në shpirt. Por Allahu i Madhëruar i kujton Profetit të Tij diçka shumë të rëndësishme për ta zbutur shqetësimin e tij. Ai i thotë: Nuk është brenda mundësive të tua, që ti të udhëzosh ata që Zoti nuk dëshiroi t’i udhëzojë:

...kërkoje atëherë, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t’u sjellësh atyre ndonjë argument. -

Edhe sikur ta bëjë diçka të tillë, atyre nuk do t’u vlente fare. Kjo duhet ta presë shpresën se ata kryeneçë mund të udhëzohen në rrugën e drejtë. I vetmi që ka në dorë udhëzimin e tyre është Allahu i Madhëruar, i Cili është i Gjithëditur, i Drejtë dhe i Urtë. Ai thotë:

Po të kishte dashur Allahu, do t’i kishte bashkuar në rrugë të drejtë. Prandaj, mos u bëj si injorantët! -

Urtësia e Tij vendosi që ata të mbesin në humbje, prandaj mos u bëj si injorantët, të cilët nuk e njohin realitetin e gjërave dhe nuk i trajtojnë ato ashtu si duhet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 34 E ardhshme El-En'am • Ajet 36