Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 45 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 45 nga 165 • Shqip


فَقُطِعَ دَابِرُ الْقَوْمِ الَّذِينَ ظَلَمُوا ۚ وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ 45
Përkthim:
dhe humbi gjurma e atij kombi zullumqarë. Lavdërimi qoftë i Perëndisë, Zotit të gjithësisë. El-En'am 6:45
Tefsiri:

Kështu u zhduk mbeturina e fundit e keqbërësve. -

Ata i goditi ashpër vala e ndëshkimit dhe nuk patën asnjë mundësi shpëtimi. Këtë e merituan pas shpërfilljes së porosive të Zotit dhe zhytjes së tyre në gjynahe dhe në kënaqësitë e kësaj dynjaje.

Të gjitha lavdërimet i qofshin Zotit të botëve! -

Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi për gjithçka që ka përcaktuar. Allahut i takon falënderimi dhe lavdërimi që ka vendosur t’i shkatërrojë mohuesit e të vërtetës të sjellë prej Tij. Nëpërmjet këtij ndëshkimi dalin në pah shenjat e Allahut. Kështu, krijesat e kuptojnë dhe binden tërësisht për nderimin që Zoti u bën eulija-ve të Tij dhe për poshtërimin që godet armiqtë e profetëve dhe të shpalljeve të Tij. Në këtë mënyrë dëshmohet edhe vërtetësia e shpalljeve që sollën profetët dhe besnikëria e këtyre të fundit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 44 E ardhshme El-En'am • Ajet 46