Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 46 nga 165 • Shqip


قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ أَخَذَ اللَّهُ سَمْعَكُمْ وَأَبْصَارَكُمْ وَخَتَمَ عَلَىٰ قُلُوبِكُمْ مَنْ إِلَٰهٌ غَيْرُ اللَّهِ يَأْتِيكُمْ بِهِ ۗ انْظُرْ كَيْفَ نُصَرِّفُ الْآيَاتِ ثُمَّ هُمْ يَصْدِفُونَ 46
Përkthim:
Thuaj: “Çka mendoni sikur t’jua merrte Perëndia të dëgjuarit dhe të pamit dhe t’ua vuloste zemrat tuaja; cili zot, përveç Perëndisë do t’ua kthente ato?” Shih si ua shpjegojmë Na dokumentet, e ata përsëri e kthejnë kryet. El-En'am 6:46
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar na tregon se, ashtu sikurse është i vetmi që krijoi krijesat dhe i vetmi që përkujdeset për to, po ashtu është i vetmi që meriton adhurimin nga krijesat. Për këtë arsye, i Lartësuari na nxit që të mendojmë thellë:Thuaj: “Mendoni sikur Allahu t'jua merrte të dëgjuarit e shikimin dhe t'jua mbyllte zemrat, atëherë cili zot tjetër, veç Allahut, do t’jua jepte ato?” -

Nëse Allahu, si i vetmi që ka në dorë gjithçka që ka krijuar, ju lë pa dëgjim, pa shikim dhe pa logjikë, atëherë kush tjetër do t’jua sjellë ato? E nëse nuk keni ndonjë që mund t’jua sjellë, atëherë përse adhuroni të tjerë bashkë me Allahun?! Mënyra e argumentimit është shumë e qartë. Nëse e pranoni Allahun si të vetmin që krijon dhe përkujdeset për krijesat, si të vetmin që ka në dorë gjithçka, pse nuk e pranoni si të vetmin të Adhuruar, të Cilit duhet t’i përkushtoheni me adhurime dhe me lutje? Ky është argument që përforcon teuhidin dhe hedh poshtë idhujtarinë. Më pas, i Lartësuari thotë:

Shih se si ua sqarojmë Ne Shenjat, por sërish ata nuk ua vënë veshin. -

Allahu i Lartësuar e ka qartësuar të vërtetën me mënyra të shumta, që të dalë në shesh edhe rruga e kriminelëve dhe të padrejtëve. Por edhe pas një qartësimi të tillë, me çdo rrugë dhe mënyrë, ata përsëri i kthejnë shpinën të vërtetës.
Shko te videoja e plotë e sures