Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 47 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 47 nga 165 • Shqip


قُلْ أَرَأَيْتَكُمْ إِنْ أَتَاكُمْ عَذَابُ اللَّهِ بَغْتَةً أَوْ جَهْرَةً هَلْ يُهْلَكُ إِلَّا الْقَوْمُ الظَّالِمُونَ 47
Përkthim:
Thuaj: “Më thuani ju, nëe ju vjen dënimi i Perëndisë papritmas ose sheshazi, a do të zhdukej kush përveç popullit zullumqar?” El-En'am 6:47
Tefsiri:

Thuaj: “Mendoni sikur dënimi i Allahut t'ju vinte befas ose hapur, vallë, a do të shkatërrohej tjetërkush, veç njerëzve të padrejtë?” -

Nëse ju vjen ndëshkimi i Zotit befas ose pas shumë paralajmërimesh, që ju tashmë i keni marrë, atëherë a do të shkatërrohet tjetërkush, veç zullumqarëve?! Ata që kërcënohen më shumë nga ndëshkimi janë pikërisht të padrejtët. Madje, ata janë shkaktarë të afrimit dhe zbritjes së ndëshkimit. Për këtë arsye, kujdesuni që të mos vazhdoni padrejtësitë dhe distancohuni prej tyre, sepse këtu bëhet fjalë jo thjesht për një ndëshkim në këtë jetë, por për ndëshkim të përjetshëm dhe dëshpërim pa fund.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 46 E ardhshme El-En'am • Ajet 48