Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 48 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 48 nga 165 • Shqip


وَمَا نُرْسِلُ الْمُرْسَلِينَ إِلَّا مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ ۖ فَمَنْ آمَنَ وَأَصْلَحَ فَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ 48
Përkthim:
Na ua dërguam pejgamberët vetëm si sihariques dhe qortues. Pra kushdo që beson dhe bën mirë, mos të frikësohen e as nuk do të pikëllohen. El-En'am 6:48
Tefsiri:

Ne i kemi sjellë të dërguarit veçse si përgëzues dhe qortues. -

Allahu i Madhëruar tregon këtu funksionin kryesor që kanë patur profetët. Ata u dërguan që të përgëzonin e paralajmëronin njerëzit. Që përgëzimi të jetë i plotë, ashtu sikurse është detyrë për profetët, duhet që të sqarohen disa gjëra, si më poshtë:- Së pari, cilët janë ata që e meritojnë përgëzimin dhe premtimin për shpërblim?- Së dyti, cilat janë veprat nëpërmjet të cilave fitohet përgëzimi?- Së treti, cilat janë janë mirësitë me të cilat përgëzohen? Po kështu, edhe për paralajmërimin për ndëshkim duhet të sqarohen disa gjëra, si:- Cilët janë ata që e meritojnë dhe cilët janë të rrezikuar prej tij.- Cili është ndëshkimi që i pret të kërcënuarit.- Cilat janë veprat që e shfaqin njeriun ndaj rrezikut të paralajmëruar.Në lidhje me mënyrën si i trajtojnë përgëzimet dhe paralajmërimet, njerëzit ndahen në dy grupe:

Ata që besojnë dhe i përmirësojnë veprat e tyre, nuk kanë për të pasur frikë e as brenga. -

Ata që besojnë Allahun, melekët, librat e shpallur, profetët, Ditën e Gjykimit e gjithçka që duhet besuar, të cilët, gjithashtu, përmirësojnë vazhdimisht imanin, veprat dhe nijetin e tyre. Të tillët nuk kanë frikë për atë që i pret në të ardhmen dhe nuk brengosen për çfarë ka ndodhur në të kaluarën.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 47 E ardhshme El-En'am • Ajet 49