Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 60 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 60 nga 165 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي يَتَوَفَّاكُمْ بِاللَّيْلِ وَيَعْلَمُ مَا جَرَحْتُمْ بِالنَّهَارِ ثُمَّ يَبْعَثُكُمْ فِيهِ لِيُقْضَىٰ أَجَلٌ مُسَمًّى ۖ ثُمَّ إِلَيْهِ مَرْجِعُكُمْ ثُمَّ يُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 60
Përkthim:
Ai natën ju vë në gjumë dhe di çka punoni ditën. Ju zgjon ditën, për të arritur kohën e caktuar të jetës. Pastaj, i ktheheni Atij dhe ju tregon atë që keni punuar. El-En'am 6:60
Tefsiri:

Është Ai që jua merr shpirtrat natën

(në gjumë)

dhe që e di mirë atë që keni bërë ditën. Më pas, Ai jua kthen ato, për të vazhduar

(jetën)

deri në afatin e caktuar. -

Ky është një pohim e përforcim i njëshmërisë së Zotit në meritën e adhurimit dhe një argument shumë i fortë kundër idhujtarëve. Ajeti tregon se Allahu i Madhëruar i meriton të plota dashurinë, madhërimin, lartësimin dhe respektin. Allahu i Madhëruar është i vetmi që rregullon çështjet e krijesave dhe përkujdeset për to, kur ato janë zgjuar dhe kur janë në gjumë. Ai ua ngre shpirtrat, kur ato janë në gjumë dhe qetësohen. Lëvizjet e tyre reduktohen, që trupi t’u çlodhet. Pastaj Ai i zgjon nga gjumi, që të punojnë për arritjen e mirësive të dynjasë dhe të fesë. Allahu i Lartësuar di për gjithçka që krijesat e Tij bëjnë. Kështu vazhdon jeta e tyre, nën kujdesin e Allahut të Madhëruar, derisa të plotësojnë afatin e jetës, që Ai ka caktuar për ta. Kur koha e caktuar nga Ai përfundon, ky është çasti i vdekjes së tyre. Më pas, ata i pret afati tjetër, ai i Ditës së Ringjalljes, prandaj i Lartësuari thotë:

Në fund, tek Ai do të ktheheni, dhe do t’ju tregojë të vërtetën e asaj që keni bërë. -

Pasi të vdisni, vetëm tek Allahu është kthimi i të gjithëve, tek askush tjetër, dhe Ai do t’ju shpërblejë për ato që keni bërë, mirë apo keq.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 59 E ardhshme El-En'am • Ajet 61