Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 61 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 61 nga 165 • Shqip


وَهُوَ الْقَاهِرُ فَوْقَ عِبَادِهِ ۖ وَيُرْسِلُ عَلَيْكُمْ حَفَظَةً حَتَّىٰ إِذَا جَاءَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ تَوَفَّتْهُ رُسُلُنَا وَهُمْ لَا يُفَرِّطُونَ 61
Përkthim:
Ai sundon mbi robërit e vet dhe ju dërgon rojtarë; kur njërit nga ju i vie vdekja, të dërguarit tanë (engjëjt) e bëjnë të vdekur (ia marrin shpirtin), duke mos bërë kurrfarë lëshimi (pa përjashtim). El-En'am 6:61
Tefsiri:

Ai është Sunduesi mbi robërit e Vet. Ai ve roja për ju... -

Allahu është Sunduesi i krijesave të Tij. Mbi ta realizohet dëshira dhe gjykimi i Tij gjithëpërfshirës. Ata nuk zotërojnë as më të voglën çështje. Ata lëvizin apo qëndrojnë në prehje veçse me lejen dhe vullnetin e Allahut. Veç kësaj, Ai ka vendosur melekët e Tij si roje për robërit dhe si shënues të veprave të tyre, sikurse thotë në një ajet tjetër: “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” [Infitar 10 - 12]. Ose: “Ne e kemi krijuar njeriun dhe Ne dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete. Ne jemi më afër tij se damari i qafës së vet. Dy melekë qëndrojnë pranë tij, në të djathtë dhe në të majtë. Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm.” [Kaf 16 - 18]. Ky është kontrolli dhe regjistrimi i veprave të robërve në jetën e dynjasë.

Më në fund, kur ndonjërit prej jush i vjen vdekja, të dërguarit Tanë ia marrin shpirtin, dhe ata kurrë nuk bëjnë lëshime. -

Këta janë melekët e ngarkuar për marrjen e shpirtrave, të cilët nuk tolerojnë aspak në detyrën e tyre. Ata nuk i shtojnë e nuk i pakësojnë asnjë çast kohës së përcaktuar dhe të urdhëruar nga Zoti. Ata e zbatojnë urdhrin në kohën e përcaktuar nga Zoti i gjithësisë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 60 E ardhshme El-En'am • Ajet 62