Kur i sheh që nënçmojnë ajetet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër! -
Ky ajet ka për qëllim të folurit pa të drejtë dhe në kundërshtim me të vërtetën. Kjo bëhet në disa mënyra, si:Nëse shejtani të bën të harrosh, atëherë, kur të kujtohesh, mos rri më me njerëz të padrejtë! -
Nëse ulesh me ta, nga harresa apo pakujdesia, atëherë pasi të kujtohesh, mos vazhdo të rrish, por largohu! Allahu i Lartësuar i quajti ata ‘ķaumun đhâlimûn’ – njerëz të padrejtë. Të tillë janë ata që enden në të kotën, që flasin e veprojnë harame. Kështu, është i ndaluar qëndrimi mes harameve, kur nuk ke mundësinë që t’i pengosh ato. Ky urdhër është për ata që përzihen me të kotën dhe veprat e ndaluara, pa patur frikë Allahun, ose që heshtin e nuk reagojnë kur kundërshtohet e vërteta. Ndërsa kur ruhet devotshmëria ndaj Zotit, duke i urdhëruar keqbërësit për tek e mira dhe duke i ndaluar nga e keqja, dhe ky qortim pritet të sjellë rezultate, atëherë nuk është gjynah qëndrimi me ta. I Lartësuari thotë: