Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 69 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 69 nga 165 • Shqip


وَمَا عَلَى الَّذِينَ يَتَّقُونَ مِنْ حِسَابِهِمْ مِنْ شَيْءٍ وَلَٰكِنْ ذِكْرَىٰ لَعَلَّهُمْ يَتَّقُونَ 69
Përkthim:
Ata që i drojën Perëndisë, s’kanë kurrfarë përgjegjësie për mëkatet e tyre (të mohuesvet), por (kjo) është vërejtje për t’u ruajtur. El-En'am 6:69
Tefsiri:
Ata që janë të devotshëm ndaj Allahut nuk kanë kurrfarë përgjegjësie për veprat e mohuesve, por le t'i paralajmërojnë që ata të ruhen

(nga ndëshkimi i Zotit). - Ky ajet është argument që tregon se këshilla duhet bërë me fjalë të zgjedhura dhe mënyrat më efikase, me qëllim që të arrihet objektivi kryesor - devotshmëria ndaj Allahut. Nga këto ajete mësojmë se, nëse këshilla e shton edhe më shumë të keqen nga ana e të këshilluarit, atëherë i detyrueshëm është moskëshillimi, pasi në këtë rast ajo nuk sjell rezultatin e pritur.
Shko te videoja e plotë e sures