Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 73 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 73 nga 165 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِالْحَقِّ ۖ وَيَوْمَ يَقُولُ كُنْ فَيَكُونُ ۚ قَوْلُهُ الْحَقُّ ۚ وَلَهُ الْمُلْكُ يَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ ۚ عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ ۚ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْخَبِيرُ 73
Përkthim:
Dhe Ai është ai, i cili i krijoi qiejt dhe tokën me të rë të vërtetën. Dhe kur Ai thotë: “Bëhu!” ajo bëhet; fjala e Tij është e Vërtetë dhe Atij i përket pushteti i asaj Dite kur fryhet në Sur. Ai e di botën e padukshme dhe të dukshme dhe Ai është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. El-En'am 6:73
Tefsiri:

Është Ai që i krijoi qiejt dhe Tokën me një qëllim të madh. -

Ky qëllim i lartë ishte urdhërimi i krijesave dhe vendosja e ndalesave për to. Më pas, Allahu do t’i shpërblejë ose ndëshkojë krijesat sipas plotësimit të urdhrave nga ana e tyre.

Frikësojuni ditës kur Ai do të thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet! -

Fjala e Allahut është e vërtetë dhe askush nuk mund ta bëjë dysh atë. Allahu nuk thotë kurrë diçka pa qëllim.

Fjala e Tij është e vërtetë dhe vetëm Atij i takon sundimi ditën kur do t'i fryhet Surit. -

Ditën e Gjykimit, vetëm Atij i takon sundimi, edhe pse sundimi i përket vetëm Allahut si në ahiret, ashtu edhe në dynja. Veçohet Dita e Gjykimit, sepse atë ditë zhduket çdo lloj pushteti i krijesave dhe mbetet veçse pushteti i Allahut, të Vetmit, Ngadhënjimtarit e Nënshtruesit të gjithçkaje.

Ai e di edhe të fshehtën edhe të dukshmen dhe Ai është i Urti, që çdo gjë e di me hollësi. -

Allahut i përket urtësia absolute, mirësitë e panumërta dhe dituria gjithëpërfshirëse mbi të fshehtat e të dukshmet. Nuk ka të adhuruar me meritë veç Allahut e nuk ka zot tjetër veç Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 72 E ardhshme El-En'am • Ajet 74