Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-En'am — Ajet 74 (Shqip) — Video

El-En'am • Ajet 74 nga 165 • Shqip


وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لِأَبِيهِ آزَرَ أَتَتَّخِذُ أَصْنَامًا آلِهَةً ۖ إِنِّي أَرَاكَ وَقَوْمَكَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ 74
Përkthim:
(Kujtoje o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha babës së tij Azerit: “A mos do t’i marrësh statujat për zotra?! Unë po shoh se ti dhe kombi yt jeni në humbje të madhe”. El-En'am 6:74
Tefsiri:

Kujtoni kur Ibrahimi i tha babait të vet, Azerit: “Vallë, statujat po adhuron si zota?! -

Allahu i Madhëruar na urdhëron që të kujtojmë historinë e Ibrahimit a.s. Këtu përshkruhet vlera e lartë e Ibrahimit, kur ai ftonte popullin e tij në teuhid dhe e ndalonte nga shirk-u. Ibrahimi i thoshte babait të tij, Azerit: “Ti preferon të adhurosh puta e idhuj, që nuk sjellin e as zotërojnë dobi apo dëm?! Ata nuk zotërojnë gjë, për asnjë çështje.”

Unë po shoh që ti dhe populli yt jeni në humbje të sigurt.” -

Ju jeni në humbje të thellë, sepse adhuroni gjëra që nuk meritojnë asnjë lloj adhurimi dhe keni braktisur adhurimin e Krijuesit tuaj, Furnizuesit, i Cili përkujdeset e rregullon të gjitha çështjet tuaja.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-En'am • Ajet 73 E ardhshme El-En'am • Ajet 75