Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mumtehine — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Mumtehine • Ajet 11 nga 13 • Shqip


وَإِنْ فَاتَكُمْ شَيْءٌ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ إِلَى الْكُفَّارِ فَعَاقَبْتُمْ فَآتُوا الَّذِينَ ذَهَبَتْ أَزْوَاجُهُمْ مِثْلَ مَا أَنْفَقُوا ۚ وَاتَّقُوا اللَّهَ الَّذِي أَنْتُمْ بِهِ مُؤْمِنُونَ 11
Përkthim:
E, nëse ndonjëra prej grave tuaja kthehet te jobesimtarët si dhe anasjelltas, atëherë plotësoniu atyre shpenzimet e martesës. Dhe druajuni Perëndisë, të cilit i besoni ju! El-Mumtehine 60:11
Tefsiri:
Në qoftë se ndonjëra prej grave tuaja shkon tek idhujtarët, e më vonë ju fitoni plaçkë lufte prej tyre, atëherë, atyre që u kanë shkuar gratë tek ju jepuni aq sa ata kanë shpenzuar për to! -

Ashtu siç u përmend më sipër, nëse gratë e muslimanëve tradhtonin fenë dhe u bashkëngjiteshin mohuesve, këta të fundit duhet t’u kthenin kompensimin burrave muslimanë. Por nëse mohuesit nuk e kthenin kompensimin, atëherë ai merrej nga pasuria e plaçkës së luftës e u jepej ish-bashkëshortëve.

Kijeni frikë Allahun, të Cilin e besoni! -

Besimi i vërtetë kërkon që ju të jeni gjithnjë të devotshëm në zbatimin e ligjeve të Allahut të Lartësuar.
Shko te videoja e plotë e sures