Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mumtehine — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Mumtehine • Ajet 12 nga 13 • Shqip


يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ إِذَا جَاءَكَ الْمُؤْمِنَاتُ يُبَايِعْنَكَ عَلَىٰ أَنْ لَا يُشْرِكْنَ بِاللَّهِ شَيْئًا وَلَا يَسْرِقْنَ وَلَا يَزْنِينَ وَلَا يَقْتُلْنَ أَوْلَادَهُنَّ وَلَا يَأْتِينَ بِبُهْتَانٍ يَفْتَرِينَهُ بَيْنَ أَيْدِيهِنَّ وَأَرْجُلِهِنَّ وَلَا يَعْصِينَكَ فِي مَعْرُوفٍ ۙ فَبَايِعْهُنَّ وَاسْتَغْفِرْ لَهُنَّ اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ 12
Përkthim:
O Pejbamer, kur të vijnë ty besimtaret që të betohen se: nuk do t’i bëjnë shok Perëndisë asgjë, se nuk do të vjedhin, se nuk do të kurvërojnë, se nuk do t’i mbysin fëmijët e tyre dhe se nuk do të vijnë me ndonjë mashtrim (shpifje) të madh në atë që gjendet në mes duarve dhe këmbëve të tyre (mos të bëjnë kopil), dhe që të mos kundërshtojnë ty në atë që është e arsyeshme (në kryerjen e dispozitave të fesë), ti pranoje betimin e tyre dhe lutju Perëndisë për to; me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues. El-Mumtehine 60:12
Tefsiri:

O Profet, kur të vijnë tek ty besimtaret e të japin besën... -

Këtu flitet për gratë, të cilat jepnin besën për plotësimin e disa detyrimeve, që, në fakt, duhet të plotësohen nga të gjithë, burra apo gra qofshin dhe në çdo kohë. Për sa i përket burrave detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre shtohen dhe pakësohen në varësi të gjendjes dhe nivelit të tyre. Kështu, Profeti (a.s.), në zbatim të urdhrit të Allahut të Lartësuar, kur vinin gratë për t’i dhënë besën për t’ju përmbajtur atyre kushteve, ai e pranonte fjalën e tyre, duke ua qetësuar zemrën dhe duke i kërkuar falje Allahut për çdo mangësi që mund të vinte prej tyre. Profeti (a.s.) i konsideronte ato si besimtare muslimane, me kusht që:

...se nuk do t’i shoqërojnë Allahut asgjë... -

Pra, së pari, të adhuronin Allahun si Një të vetëm, duke ia përkushtuar vetëm Atij të gjitha adhurimet dhe duke u larguar nga çdo lloj idhujtarie.

...nuk do të vjedhin, nuk do të bëjnë imoralitet, nuk do t’i vrasin fëmijët e tyre,... -

Të largoheshin nga këto vepra të tmerrshme dhe krime të pashembullta, që kryheshin normalisht në kohën e injorancës.

...nuk do të bëjnë imoralitet... -

Të largoheshin tërësisht nga kjo vepër shkatërrimtare për familjen dhe shoqërinë. Në kohën e injorancës, para Islamit, laviret dhe shtëpitë e poshtërsisë ishin të përhapura, ndërsa tradhtia bashkëshortore ishte një plagë shumë e thellë.

...nuk do të gënjejnë e nuk do të shpifin... -

Të mos shpifnin kurrën e kurrës, qoftë në lidhje me burrat e tyre, qoftë për të tjerët.

...dhe nuk do të të kundërshtojnë në atë që është e drejtë dhe e arsyeshme,... -

Të mos kundërshtonin kurrë porositë e Profetit (a.s.), të cilat të gjitha janë të mira dhe të dobishme. Ndër porositë e veçanta të Profetit (a.s.) për gratë ishte për të hequr dorë nga disa zakone të injorancës në rastet e pikëllimit dhe tragjedive, si nga vajtimi me zë, çjerrja e fytyrës, grisja e rrobave atj., që tregonin pakënaqësi ndaj caktimit të Zotit.

...atëherë ti pranoje zotimin e tyre dhe lute Allahun t’i falë ato! -

Nëse ato i përmbahen të gjitha këtyre kushteve, atëherë pranojua besën dhe kërkoji falje Allahut për mangësitë e tyre, duke i qetësuar dhe gëzuar.

Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë. -

Allahu fal shumë dhe i mbulon gjynahet e robërve . Ai është Falës i Madh për gjynahqarët, që pendohen sinqerisht. Ai është, gjithashtu, Rrahim - Mëshirëplotë, mëshira e të Cilit ka përfshirë gjithçka, ashtu sikurse edhe mirësia e Tij ka përfshirë të gjitha krijesat.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mumtehine • Ajet 11 E ardhshme El-Mumtehine • Ajet 13