Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Munafikun — Ajet 1 (Shqip) — Video

El-Munafikun • Ajet 1 nga 11 • Shqip


إِذَا جَاءَكَ الْمُنَافِقُونَ قَالُوا نَشْهَدُ إِنَّكَ لَرَسُولُ اللَّهِ ۗ وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّكَ لَرَسُولُهُ وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّ الْمُنَافِقِينَ لَكَاذِبُونَ 1
Përkthim:
Kur të vijnë te ti hipokritët, ata thonë: “Ne dëshmojmë, se ti, me të vërtetë, je i dërguari i Perëndisë!” – E Perëndia e di, se ti, me siguri, je i dërguari i Tij, por Perëndia dëshmon edhe se hipokritët janë gënjeshtarë të qartë. El-Munafikun 63:1
Tefsiri:
Me ardhjen e Profetit (a.s.) në Medinë, muslimanët u shtuan dhe Islami u fuqizua. Gjatë kësaj kohe, pati njerëz prej dy fiseve të mëdha të Medinës, Eus dhe Hazrexh, që nuk e kishin pranuar Islamin me zemër, por thjesht shfaqeshin si të tillë. Brenda në zemra ata fshihnin kufrin, ndërsa silleshin si muslimanë thjesht e vetëm për të ruajtur jetën, pasurinë dhe emrin e tyre. Allahu i Lartësuar solli në Kur'an një përshkrim të qartë të tyre, në mënyrë që ata të njiheshin dhe që muslimanët e sinqertë të kishin kujdes dhe të ruheshin prej tyre. Thotë Allahu i Lartësuar:

Kur vijnë tek ti munafikët, thonë: “Dëshmojmë se ti je vërtet i Dërguari i Allahut!” -

Kur ata shkonin te Profeti (a.s.), dëshmonin para tij se e besonin si të dërguar të Zotit. Por kjo dëshmi ishte thjesht një hipokrizi, edhe pse Profeti (a.s.) nuk kishte aspak nevojë për dëshminë apo mbështetjen e tyre, pasi sikurse thotë Allahu i Lartësuar:

Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij, por Allahu dëshmon se munafikët janë gënjeshtarë. -

Allahu i Lartësuar dëshmon se ata gënjejnë kur thonë se të besojnë ty si profet të Tij. Deklaratat e tyre janë të pavërteta dhe nuk u burojnë nga zemrat. Ato thuhen për shkaqe të tjera, të cilat Allahu i Lartësuar na i sqaron më pas:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Xhumua • Ajet 11 E ardhshme El-Munafikun • Ajet 2