Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Munafikun — Ajet 2 (Shqip) — Video

El-Munafikun • Ajet 2 nga 11 • Shqip


اتَّخَذُوا أَيْمَانَهُمْ جُنَّةً فَصَدُّوا عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۚ إِنَّهُمْ سَاءَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ 2
Përkthim:
Ata betimet e tyre i kanë bërë maskë, andaj i kanë penguar (njerëzit) prej rrugës së Perëndisë. – Me të vërtetë, është shëmtim, atë që kanë punuar! El-Munafikun 63:2
Tefsiri:

Ata përdorin si mburojë betimet e tyre dhe pengojnë të tjerët nga rruga e Allahut. –

Duke u betuar, ata përpiqeshin të mbulonin hipokrizinë e tyre. Kështu, ata e privuan veten nga udhëzimi i drejtë i Zotit. Me hipokrizinë e tyre, ata mundoheshin të helmonin e devijonin edhe të tjerët, të cilët nuk ishin në dijeni dhe nuk e dallonin hipokrizinë e tyre.

Sa e ligë është kjo sjellje e tyre! –

Ishte e ligë, sepse ata hiqeshin sikur besonin, ndërkohë që në zemër fshihnin kufrin. Jo vetëm kaq, por u betoheshin të tjerëve se ishin të sinqertë, që edhe ata t’i shihnin si besimtarë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Munafikun • Ajet 1 E ardhshme El-Munafikun • Ajet 3