Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tegabun — Ajet 18 (Shqip) — Video

Et-Tegabun • Ajet 18 nga 18 • Shqip


عَالِمُ الْغَيْبِ وَالشَّهَادَةِ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ 18
Përkthim:
Ai është njohës i gjërave të dukshme dhe të padukshme, (Ai është) i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Et-Tegabun 64:18
Tefsiri:

Ai është i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet, Ngadhënjimtari dhe i Urti. -

Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur për çdo gjë të fshehtë apo të dukshme. Ai është i Gjithëditur qoftë për ushtritë e Tij, të cilat i di vetëm Ai dhe askush tjetër, qoftë për krijesat të cilat shihen edhe nga robërit. Allahu i Lartësuar është El Aziz - Ngadhënjimtari, i Pamposhturi. Atij nuk mund t’i shmanget askush. Para pushtetit të Tij, çdo gjë është e nënshtruar. Allahu është El Hakim - i Urti. Çdo gjë që e ka krijuar, Allahu e ka bërë me një urtësi të madhe. Çdo ligj që ka vendosur, Allahu e ka vendosur me urtësinë e Tij. Ai çdo gjë e vendos në vendin e vet, duke i dhënë hakun që i takon. Këtu përfundon tefsiri i sures Tegabun, dhe vetëm Allahut i takon falënderimi dhe mirënjohja për gjithçka!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tegabun • Ajet 17 E ardhshme Et-Talak • Ajet 1