O Profet! Nëse i ndani gratë, ndajini në kohën e pastërtisë së tyre
(kur ende nuk keni kontaktuar me to)! - Nëse vendosni që të divorconi gruan, duhet ta bëni brenda udhëzimeve të Sheriatit. Nuk duhet të nxitoni e ta kryeni divorcin menjëherë, që në çastin kur ndodh shkaku i tij, duke mos marrë në konsideratë porositë e Allahut të Lartësuar rreth kësaj çështjeje. Një rregull që duhet patur parasysh është ai që thotë Allahu i Lartësuar: “...ndajini ato në prag të hyrjes së kohëpritjes së tyre!” Kështu, divorci duhet të kryhet gjatë kohës kur gruaja është e pastër, domethënë jo në kohën e periodave të saj, dhe kur burri nuk ka kryer marrëdhënie me të pas pastrimit. Në këtë mënyrë, kohëpritja e gruas është më e qartë dhe më e lehtë për t’u përcaktuar. Nëse burri do të deklaronte divorcin gjatë kohës së ciklit mujor të saj, ky cikël nuk do të llogaritej në kohëpritjen e saj dhe, në këtë mënyrë, pritja e gruas do të ishte më e gjatë, sepse do të shkonte në katër cikle, gjë që është në dëm të gruas, duke e vështirësuar çështjen e saj. Gjithashtu, nëse burri do të deklaronte divorcin kur gruaja nuk është me periodat, por gjatë kësaj periudhe ai do të kishte kryer marrëdhënie me të, atëherë përsëri kohëpritja nuk do të sillte sigurinë e nevojshme, sepse gruaja mund të ketë mbetur shtatzënë ndërkohë. Për këto arsye, Allahu i Lartësuar na mëson kohën e rregullt të deklarimit të divorcit. Ai nuk kryhet që në momentin kur gruaja e ka bërë hak të divorcohet për shkaqe të caktuara, por pasi ajo është pastruar nga periodat dhe burri ende nuk ka kryer marrëdhënie me të. Më pas, Allahu i Lartësuar na urdhëron që të përllogarisim mirë kohëpritjen (el iddeh)e gruas:Kohën e pritjes llogariteni mirë -
Këtu paraqiten disa raste:...dhe kijeni frikë Allahun, Zotin tuaj! -
Pra, jini të devotshëm ndaj Allahut të Lartësuar, duke zbatuar porositë e Tij në të gjitha çështjet. Frikësojuni Zotit dhe plotësoni me drejtësi çdo detyrim kundrejt grave tuaja, kur i divorconi ato.Mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre... -
Mos i nxirrni gratë e divorcuara nga shtëpitë e tyre gjatë kohës së pritjes. Ato duhet të qëndrojnë në shtëpinë e bashkëshortit, në atë shtëpi ku ai e divorcon. Ndërkohë, burri e ka detyrim strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar gjatë kohës së pritjes së saj, prandaj nuk lejohet që ai ta cenojë këtë përgjegjësi ndaj saj. Edhe për gruan është një ndalesë:...dhe ato, gjithashtu të mos dalin,... -
Gruas nuk i lejohet që të largohet nga streha bashkëshortore, sepse kjo do të ishte shkelje e përgjegjësive ndaj burrit. Këto porosi, qoftë për burrin, qoftë për gruan, vazhdojnë të jenë në fuqi deri në përfundim të kohëpritjes. Por Allahu i Lartësuar bën përjashtim për raste të caktuara, kur thotë:...vetëm nëse ato sillen haptas në mënyrë të shëmtuar! -
Nëse gruaja shfaq sjellje të shëmtuar, aq sa e bën të detyrueshme nxjerrjen e saj jashtë, dhe nëse ajo u shkakton probleme të rënda banorëve të tjerë të shtëpisë, me fjalët dhe veprat e këqija të saj, atëherë burrit i lejohet që ta përzërë nga shtëpia, sepse është ajo që e shkakton këtë veprim. Strehimi i gruas në shtëpi bëhet për respekt ndaj saj, gjë të cilën ajo nuk e meriton, kur e përdhos vetë me sjelljen e saj. Kështu veprohet në rastin e divorcit kur burri mund ta kthejë përsëri gruan e tij gjatë kohëpritjes. Ky quhet ‘talak raxh’ij’ - divorc i kthyeshëm. Ndërsa me “talak el bain” - divorcin e pakthyeshëm,burri nuk e ka për detyrë strehimin dhe shpenzimet për gruan e divorcuar.Këto janë ligjet e Allahut. E kush del jashtë ligjeve të Allahut, e ka dëmtuar rëndë vetveten. -
Këta janë kufijtë e Allahut, që Ai i ka vendosur për robërit e Tij, janë ligjet e Tij për ta, që t’i zbatojnë me përpikmëri. Kush nuk iu përmbahet kufijve të Zotit, por i shkel ose i cenon ato, ai i ka bërë padrejtësi vetes, duke u privuar nga mirësitë dhe begatitë e shumta që sjell zbatimi i porosive të Zotit. Duke mos e nënshtruar veten në zbatimin e porosive të Allahut, robi humbet lumturinë e dynjasë dhe të ahiretit.E ku mund ta dish ti, pas kësaj, Allahu mund të sjellë diçka tjetër. -
Allahu i Madhëruar e rregulloi çështjen e divorcit dhe të kohëpritjes me dispozita, në të cilat fshihen urtësi të shumta dhe të mrekullueshme. Prej tyre mund të përmendim: