Ai e di çfarë ka në qiej e në Tokë, di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni hapur. -
Allahu di gjërat e padukshme dhe ato të dukshme, të fshehta dhe të hapura. Ai thotë gjithashtu:Allahu e di edhe atë që fshihet në kraharor. -
Allahu është i Gjithëditur qoftë për qëllimet e mira që fshihen brenda gjoksit, të cilat Ai i do dhe i shpërblen pa masë me bujarinë e Tij, qoftë edhe për qëllimet e këqija që fshihen brenda tyre, të cilat Allahu i urren dhe e kërcënon me ndëshkim ata që nuk pendohen. Atëherë, nëse Allahu është i Gjithëditur për të fshehtat që fsheh kraharori, atëherë njeriu i mençur dhe i urtë punon dhe përpiqet gjithmonë për të ruajtur të pastër shpirtin e tij. Ai përpiqet ta pastrojë atë nga çdo ves i ulët e qëllim i keq, nga njëra anë, dhe ta pajisë atë me virtyte të larta, nga ana tjetër.