Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tegabun — Ajet 5 (Shqip) — Video

Et-Tegabun • Ajet 5 nga 18 • Shqip


أَلَمْ يَأْتِكُمْ نَبَأُ الَّذِينَ كَفَرُوا مِنْ قَبْلُ فَذَاقُوا وَبَالَ أَمْرِهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 5
Përkthim:
A nuk ju kanë arritur lajmet e atyre që më parë nuk kanë besuar, dhe e kanë shijuar dënimin e veprimeve të tyre. Për ta ka dënim të dhembshëm – Et-Tegabun 64:5
Tefsiri:

A nuk ju kanë treguar për ata të mëparshmit që nuk besonin, ndaj dhe vuajtën pasojat e rënda të veprave të veta? -

Duke përshkruar cilësitë e Tij të plota, prej të cilave robërit njohin realisht madhështinë e Tij, Allahu i Lartësuar i nxit që ta adhurojnë Atë, të bëjnë çdo gjë të përcaktuar nga Allahu për ta kënaqur Atë dhe t’i largohen çdo vepre që e zemëron Atë. Në ajetet që vijojnë, Allahu i Lartësuar na tregon rreth popujve të shkuar, historitë e të cilëve janë përcjellë me saktësi edhe nga profetët e Tij dhe vazhdojnë të përkujtohen ndër breza. Allahu i Lartësuar na rrëfen se çfarë bëri me këta popuj, të cilët, kur profetët u përçuan të vërtetën dhe porositë e Tij, ata i mohuan dhe i shpërfillën me urrejtje e armiqësi. I Lartësuari na bën të ditur se të gjithë ata që mohuan shpalljet dhe profetët e Tij, Ai i goditi me një ndëshkim të rëndë dhe poshtërues që në jetën e dynjasë, për të vuajtur kështu pasojat e mohimit të tyre. Por ndëshkimi i Allahut në ahiret është shumë herë më i dhembshëm. Ai thotë:

Ata i pret një dënim shumë i dhembshëm. -

Në jetën tjetër, për ta do të ketë ndëshkim shumë të dhembshëm. Allahu i Lartësuar tregon edhe një herë shkakun e këtij ndëshkimi, kur thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tegabun • Ajet 4 E ardhshme Et-Tegabun • Ajet 6