Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tahrim — Ajet 7 (Shqip) — Video

Et-Tahrim • Ajet 7 nga 12 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ كَفَرُوا لَا تَعْتَذِرُوا الْيَوْمَ ۖ إِنَّمَا تُجْزَوْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ 7
Përkthim:
O ju që nuk keni besuar! Mos u arsyetoni sot, sepse, me të vërtetë, dënoheni vetëm për veprat që keni bërë. Et-Tahrim 66:7
Tefsiri:

O ju që mohuat! Sot mos u shfajsoni! Ju do të shpërbleheni vetëm për atë që keni bërë. -

Allahu i Madhëruar do t’u drejtohet me këto fjalë qortuese e poshtëruese banorëve të Zjarrit në Ditën e Kijametit. Atyre u thuhet: Sot mos u justifikoni, sepse koha e justifikimit dhe mundësia për t’u penduar tashmë ka përfunduar. Sot nuk bën më dobi asnjë justifikim. Kjo është dita kur jepet shpërblimi për veprat e bëra, ndërsa ju keni sjellë këtu veçse mohimin e Allahut dhe të shpalljeve të Tij, armiqësinë kundër profetëve dhe të dashurve të Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Et-Tahrim • Ajet 6 E ardhshme Et-Tahrim • Ajet 8