Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Et-Tahrim — Ajet 8 (Shqip) — Video

Et-Tahrim • Ajet 8 nga 12 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا تُوبُوا إِلَى اللَّهِ تَوْبَةً نَصُوحًا عَسَىٰ رَبُّكُمْ أَنْ يُكَفِّرَ عَنْكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَيُدْخِلَكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ يَوْمَ لَا يُخْزِي اللَّهُ النَّبِيَّ وَالَّذِينَ آمَنُوا مَعَهُ ۖ نُورُهُمْ يَسْعَىٰ بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَبِأَيْمَانِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا أَتْمِمْ لَنَا نُورَنَا وَاغْفِرْ لَنَا ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 8
Përkthim:
O ju që kei besuar! Pendohuni sinqerisht te Perëndia, se Zoti juaj mund t’ua shlyejë gabimet tuaja e t’ju shpiejë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenjt, në Ditën në të cilën Perëndia nuk do ta turpërojë Profetin dhe ata që bashkë me të kanë besuar; drita e tyre ecë para tyre dhe në të djathtë të tyre. Ata thonë: “O Zoti ynë, plotësona dritën tonë dhe falna neve, sepse, Ti, me të vërtetë, je i Plotëfuqishëm. Et-Tahrim 66:8
Tefsiri:
O ju që keni besuar! Drejtohuni tek Allahu me pendim të sinqertë! Kështu shpresohet që Zoti juaj t’jua mbulojë të këqijat e t’ju vendosë në kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, atë Ditë, kur Allahu nuk ka për t'i turpëruar Profetin e as ata që besuan bashkë me të. Drita e tyre do të ndriçojë para dhe në të djathtë të tyre e ata do të thonë: “Zoti ynë, forcoje dritën tonë dhe na i mbulo gjynahet tona! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për gjithçka!”. -

Allahu i Lavdëruar na urdhëron në këtë ajet për pendim të sinqertë e të vërtetë dhe premton për këtë falje, mbulim të të këqijave e futje në Xhenet. Ai premton për sukses në arritjen e çdo të mire e shpëtim nga çdo e keqe. Kjo fitore do të shfaqet plotësisht Ditën e Gjykimit, kur besimtarët të ecin të ndriçuar nga drita e imanit të tyre. Kështu, ata do të jenë me zemër të qetë e të sigurt. Kur të shohin që munafikëve do t’u shuhet drita, ata, me drojë, do t’i luten Zotit e do të thonë: “Zoti ynë, forcoje dritën tonë dhe na i mbulo gjynahet tona! Vërtet, Ti je i Plotfuqishëm për çdo gjë!”. Dhe Allahu i Madhëruar do t’i përgjigjet lutjes së tyre, duke ua forcuar dritën e imanit të tyre, e cila do t’i ndihmojë të arrijnë të sigurt në Xhenetin e mirësisë. Ky përfundim është fryt i pendimit të sinqertë e të vërtetë, që është bërë për të gjitha gjynahet e në mënyrë të vazhduar.
Shko te videoja e plotë e sures