Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 11 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 11 nga 30 • Shqip


فَاعْتَرَفُوا بِذَنْبِهِمْ فَسُحْقًا لِأَصْحَابِ السَّعِيرِ 11
Përkthim:
Dhe, ata e pranuan mëkatin e tyre. Larg qofshin prej mëshirës së Zotit banorët e skëterrës! El-Mulk 67:11
Tefsiri:

Pra, kështu i pranojnë ata gjynahet e veta. Larg mëshirës qofshin banorët e Zjarrit! -

Ky është një mallkim, që bëhet për trishtimin, dëbimin dhe dëshpërimin e tyre. Sa të dëshpëruar dhe të shkatërruar janë ata të cilët do humbin përfundimisht shpërblimin e Allahut! Ata nuk i ndahen rrugës së Zjarrit, prandaj do të jenë përjetësisht në Seaîr. Seaîr është një zjarr i ndezur fort. Ai do të flakërojë në trupat e tyre dhe nxehtësia e tij do t’u futet deri në zemër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 10 E ardhshme El-Mulk • Ajet 12