Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 12 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 12 nga 30 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ بِالْغَيْبِ لَهُمْ مَغْفِرَةٌ وَأَجْرٌ كَبِيرٌ 12
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që i frikohen Zotit të tyre edhe atëherë kur nuk i sheh askush, për ta ka falje dhe shpërblim të madh! El-Mulk 67:12
Tefsiri:
Pasi foli për gjendjen e të dëshpëruarve, Allahu i Lartësuar vijon me gjendjen e vepërmirëve të lumtur.

Pa dyshim se, për ata që i frikësohen Zotit të vet pa e parë Atë... -

Ata i ruhen shikimit të Zotit të tyre në të gjitha gjendjet, madje edhe atëherë kur nuk i vështron askush tjetër përveç Atij. Ata nuk ia lejojnë kurrë vetes të hedhin qoftë edhe një hap për të kryer gjynahe ndaj Allahut. Ata, gjithashtu, nuk tërhiqen dhe nuk ia lejojnë vetes të lënë mangët ndonjë urdhër të Tij.

...do të ketë falje dhe shpërblim të madh! -

Atyre u takon falja dhe mbulimi i gjynaheve. Nëse Allahu t’i mbulon gjynahet, kjo tregon se do të jesh i sigurt dhe i shpëtuar nga të këqijat që ato sjellin në këtë jetë dhe në jetën tjetër, si edhe nga ndëshkimi i Xhehenemit. Por jo vetëm kaq: “dhe shpërblim të madh”. Ky është premtim për atë që Allahu i Lartësuar ka përgatitur për ta në Xhenet, siç janë mirësitë dhe kënaqësitë e mrekullueshme dhe të përjetshme, pasuritë madhështore, kënaqësitë trupore dhe shpirtërore të pandërprera e të pakrahasueshme, kështjellat dhe ndërtesat e larta, hyritë me bukuri të papërshkrueshme, shërbëtoret dhe djelmoshat. Por mbi të gjitha këto qëndron kënaqësia e Rrahmanit ndaj banorëve të Xhenetit, që kurrë nuk do të largohet.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 11 E ardhshme El-Mulk • Ajet 13