Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 14 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 14 nga 30 • Shqip


أَلَا يَعْلَمُ مَنْ خَلَقَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ 14
Përkthim:
E si mos t’i dijë Ai, i cili ka krijuar çdo gjë dhe është i informuar hollësisht. El-Mulk 67:14
Tefsiri:

A nuk e di Ai që ka krijuar, kur Ai di në imtësi çdo sekret. -

A ka mundësi që Ai që bëri krijesat në formën më të bukur të mos i njohë dhe të mos dijë në hollësi gjithçka që lidhet me ta. Dija e Tij është laŧîfun, pra, e hollësishme. Dija e Allahut përfshin të fshehtat dhe ndërgjegjet e njerëzve. Ai di në hollësi çdo sekret dhe fshehtësi të dynjasë. Në suren Ta Ha, i Lartësuari thotë: “Ai di të fshehtën dhe më të fshehtën”. Ky është një shpjegim i fjalës laŧîfun. Sipas një shpjegimi tjetër të fjalës laŧîfun, ajo tregon butësinë, mëshirën dhe përkujdesin e madh që Allahu i Lartësuar tregon për adhuruesit dhe të dashurit e Tij. Ai përkujdeset që t’u japë atyre mirësi dhe inspirim për vepra të drejta, me mënyra që adhuruesit kurrë nuk do t’i mendonin. Me butësinë e Tij, Allahu i Lartësuar largon prej tyre të këqijat që ata as nuk arrijnë ta mendojnë se si t’u ruhen. Me butësinë, mëshirën dhe përkujdesin e Tij, Ai i lartëson ata në gradat më të larta, me mënyra që adhuruesit kurrë nuk do mund t’i mendonin, e aq më pak t’i arrinin. Ndoshta me butësinë dhe mëshirën e Tij, Ai lejon që adhuruesit dhe të dashurit e Tij të goditen nga fatkeqësi dhe sprova, nëpërmjet të cilave ata të arrijnë mirësitë më mëdha dhe gradat më të larta të Xhenetit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 13 E ardhshme El-Mulk • Ajet 15