Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 15 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 15 nga 30 • Shqip


هُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ ذَلُولًا فَامْشُوا فِي مَنَاكِبِهَا وَكُلُوا مِنْ رِزْقِهِ ۖ وَإِلَيْهِ النُّشُورُ 15
Përkthim:
Ai ju ka bërë Tokën të nënshtruar – të shërbyeshme, andaj ecni nëpër viset e saj dhe ushqehuni me atë që ju ka dhënë Ai. Ju (pasi të ringjalleni), do të ktheheni tek Ai. El-Mulk 67:15
Tefsiri:

Është Ai që e bëri Tokën të përshtatshme për ju. -

Kuptimi: Ai e nënshtroi tokën për ju, duke jua bërë të përshtatshme dhe të ndryshueshme sipas dëshirës suaj, me qëllim që të nxirrni dhe të përfitoni prej saj gjithçka që ju nevojitet. Në të, ju mund të mbillni, të ndërtoni dhe ta kultivoni. Ju mund të ndërtoni mbi të rrugë, për të shkuar nga lindja në perëndim.

Ecni nëpër të dhe shfrytëzoni mirësitë e Tij. Vetëm tek Ai është e ardhmja. -

Pasi të largoheni nga kjo botë, të cilën Zoti e bëri vend mbjelljeje dhe vendkalim për të arritur në jetën tjetër, ju do të ringjalleni nga varret dhe do të tuboheni te Zoti juaj. Ky grumbullim është i pashmangshëm. Atje do të shpërbleheni por çdo vepër që bëni, e mirë apo e keqe qoftë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 14 E ardhshme El-Mulk • Ajet 16