Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 16 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 16 nga 30 • Shqip


أَأَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يَخْسِفَ بِكُمُ الْأَرْضَ فَإِذَا هِيَ تَمُورُ 16
Përkthim:
A jeni ju të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju fusë në tokë, kur ajo fillon të dridhet papritmas? El-Mulk 67:16
Tefsiri:
Këto ajete janë një kërcënim i ashpër për këdo që vazhdon me arrogancë rrugën e gjynaheve, kalimit të kufijve, armiqësisë ndaj Zotit dhe Profetit dhe të mosbindjes ndaj tyre. Këta e bëjnë të pakthyeshëm zemërimin e Allahut të Plotfuqishëm dhe e meritojnë ndëshkimin e Tij. Kështu, i Lartësuari thotë:

A u siguruat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju përpijë toka kur të dridhet?! -

Nëse Allahu e shtrin tokën nën këmbët tuaja, ajo do të tronditet derisa t’ju shkatërrojë e t’ju shfarosë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 15 E ardhshme El-Mulk • Ajet 17