Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 17 nga 30 • Shqip


أَمْ أَمِنْتُمْ مَنْ فِي السَّمَاءِ أَنْ يُرْسِلَ عَلَيْكُمْ حَاصِبًا ۖ فَسَتَعْلَمُونَ كَيْفَ نَذِيرِ 17
Përkthim:
Ose, a jeni të sigurtë se Ai që është (Sundues) në qiell, nuk do t’ju çojë furtunë gurësh? Atëherë do të dini se çfarë është vërejtja Ime! El-Mulk 67:17
Tefsiri:

Apo u garantuat prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë

(Ĥâŝibâ)

stuhi me rrebesh gurësh?! -

Ĥâŝibâështë ndëshkim i ashpër shfarosës nga qielli.

Ju do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im! -

Kuptimi: Mos u mashtroni nga afatizimi dhe siguria e përkohshme që ju jep Allahu i Lartësuar. Moszbritja e ndëshkimit nga qielli dhe nga toka të mos ju bëjë të mendoni se jeni përfundimisht të sigurt, të shpëtuar dhe të ruajtur. Ajo që kanë paralajmëruar profetët dhe librat hyjnorë do të ndodhë pa diskutim. Ju do ta shihni vetë se ato kërcënime do të zbatohen në realitet. Herët apo vonë, ju do të dëshmoni çdo paralajmërim të Zotit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 16 E ardhshme El-Mulk • Ajet 18