Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Mulk — Ajet 23 (Shqip) — Video

El-Mulk • Ajet 23 nga 30 • Shqip


قُلْ هُوَ الَّذِي أَنْشَأَكُمْ وَجَعَلَ لَكُمُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَالْأَفْئِدَةَ ۖ قَلِيلًا مَا تَشْكُرُونَ 23
Përkthim:
Thuaj: “Ai është që ju ka krijur dhe u ka dhënë të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat (mendjen), kurse ju pak falenderoni!” El-Mulk 67:23
Tefsiri:
Allahu i Lartësuar na qartëson se Ai është i vetmi që meriton adhurimin dhe, në të njëjtën kohë, na fton që të tregohemi mirënjohës ndaj Tij dhe të njësojmë Atë me përkushtimin e çdo adhurimi.

Thuaj: “Është Ai që ju krijoi, që ju dhuroi të dëgjuarit, shikimin dhe aftësinë e të menduarit...” -

Është Allahu i Lartësuar Ai që ju bëri të ekzistoni nga mosekzistenca. Ai nuk pati asnjë ndihmëtar apo këshilltar në këtë çështje. Ai jo vetëm që ju solli në ekzistencë, por e plotësoi ekzistencën tuaj, duke ju dhuruar dëgjimin, shikimin dhe logjikën. Këto janë aftësitë më të mira të njeriut. Megjithëse këto dhurata kërkojnë një mirënjohje dhe falënderim të thellë, njeriu është mospërfillës, prandaj i Lartësuari thotë:

...por shumë pak mirënjohje po tregoni ndaj Tij. -

Pra, të pakët janë mirënjohësit dhe e vogël është mirënjohja juaj.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Mulk • Ajet 22 E ardhshme El-Mulk • Ajet 24